10.8 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

Dhuroi 10 milionë euro si ndihmë, zbulohet lidhja e veçantë që Di Caprio ka me Ukrainën

Leonardo DiCaprio dhuroi 10 milionë dollarë për Ukrainën. Veprimi i tij nuk është rastësor pasi aktori hollivudian ka një lidhje të veçantë me vendin që ndodhet nën pushtimin rus.

Ylli 47-vjeçar ka rrënjë ukrainase pasi gjyshja e tij, Helena, ka lindur në Odessa, nga ku u transferua në Gjermani në 1917.

DiCaprio ishte shumë i afërt me gjyshen e tij, e cila e ka mbështetur në fillimet e karrierës së tij. Helen Indenbirken, e cila vdiq në vitin 2008 në moshën 93-vjeçare, u shfaq me nipin dhe vajzën e saj në premierat e filmave të tij pothuajse gjatë gjithë jetës së saj.

Shumë aktorë dhe regjisorë të famshëm shprehën solidaritetin me popullin ukrainas dhe filluan të mbledhin para për ndihmë konkrete për popullatën. DiCaprio është përfshirë prej kohësh dhe në iniciativa kushtuar luftës kundër katastrofës klimatike.

 

Më Shumë

Nesër derbi i madh i Ligës së Parë: Vëllaznimi – Liria, për hapin drejt Superligës

Në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, nesër zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, derbi mes Vëllaznimit të Gjakovës dhe Lirisë...

Rahoveci ndan 243 mijë euro për kulturë, rini dhe sport – përfitojnë 34 OJQ

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Atdhe Rama, ka nënshkruar kontratat me...

Lajmet e Fundit