Di Maria afër një kontrate të re me Juventus-in

Juventus-i është në bisedime me Angel Di Maria për të zgjatur kontratën e lojtarit, thotë CFO i klubit Francesco Calvo.

Reprezentuesi argjentinas bëhet lojtar i lirë në qershor dhe ende nuk ka nënshkruar një vazhdim të kontratës me bardhezinjtë.

“Di Maria është padyshim një lider në fushë dhe në dhomat e zhveshjes”, tha Calvo: “Ne duam të mbajmë lojtarët e rëndësishëm me vete, ashtu siç bëmë me Danilon. Ne jemi duke folur me të… kemi besim”.

Di Maria, 35 vjeç, ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar shtatë të tjerë në 23 paraqitje që kur iu bashkua Juventus-it verën e kaluar pasi i skadoi kontrata me Paris Saint-Germain.

Një fitues i Kupës së Botës me Argjentinën, Di Maria kohët e fundit tha se është “thelbësore” për të që të vazhdojë të luajë në Evropë nëse dëshiron të përfaqësojë Albiceleste në Kupën e Amerikës së ardhshme.

Albanian Post

Më Shumë

Rahoveci dhe Xaghra e Maltës zyrtarizojnë marrëveshjen e binjakëzimit

Komuna e Rahovecit dhe Këshilli Lokal i Xaghra-s në ishullin Gozo të Maltës kanë zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur një kapitull të ri...

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lajmet e Fundit