Dialogu definoi kufirin ndërshtetëror

Kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se dialogu me Serbinë i ka sjellë shumë të mira shtetit të Kosovës. Ndërsa, si fitoren më të madhe të këtij dialogu, ajo e vlerëson Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), e cila “e ka definuar kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Marrëveshja tjetër shumë e rëndësishme, sipas saj, është edhe Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve dhe Marrëveshja për Bashkëpunim Rajonal.

Këto deklarata kryenegociatorja e Kosovës i ka dhënë në një intervistë për gazetën “Zëri”, ku ka folur edhe për pengesat që po dalin në procesin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së./zeri/

Më Shumë

Hamza nga Prizreni: Më 7 qershor, të zgjedhim ndryshimin përballë krizës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në Prizren në prezantimin e kandidatëve për deputetë...

Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka marrë vendim për certifikimin e Listës Votuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të...

Lajmet e Fundit