E diela e nënshkrimit të marrëveshjes PDK-LDK

HashimThaci-IsaMustafaKoalicioni që pritet të formojë qeverinë e ardhshme të Kosovës, mes PDK-së dhe LDK-së, pritet të nënshkruajë marrëveshjen sot (e diel).
Burime të Koha.net brenda këtij koalicioni bëjnë me dije se janë arritur dakordimet e fundit mes këtyre dy partive.

“Sot (e shtunë) gjatë ditës janë bërë dakordimet e fundit mes dy partive dhe të dielën gjithçka do të konkretizohet”, ka thënë buriminë kushte anonimiteti.

Burimi nuk ka dashur të flasë më shumë në lidhje me ndarjen e posteve, por ka thënë se posti i kryeministrit do t’i takojë liderit të LDK-së, Isa Mustafa.

Më Shumë

LDK vazhdon sot me tubime elektorale në Rahovec, Prizren dhe Dragash

Sot vazhdojnë tubimet elektorale nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në Rahovec, Prizren dhe Dragash. Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin...

27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj

Sot bëhen 27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj. Zenun Çoçaj u lind në shkurt të vitit 1952 në fshatin në Gjonaj të Hasit...

Lajmet e Fundit