Me trup në Kosovë, me mendje në Perëndim

trupi i njeriutNexhat Z. dhe Elton M. ndodhen me mendje në Perëndim. I pari është i papunë, duke luftuar për mbijetesë. I dyti është duke studiuar. Secili nga ta ka plane për ta braktisur përgjithmonë Kosovën.
Nexhati e di se si është t’ia mësysh ilegalisht Evropës. I përballur me varfërinë dhe mungesën e një vendi pune, në fund të 2007-s kishte shkuar ilegalisht në Austri, ku kishte mundur të qëndronte jo më shumë se tre vjet. Ai ua kishte paguar rrjeteve të trafikimit rreth 2.200 euro, që ia kishin siguruar udhëtimin nëpërmjet Serbisë.

“Kur kam shku në Austri, jam lajmëru për azil. Nja tri vjet kam punu ka gjashtë muj me do letra sezonale”, tregon ai. “U ktheva më 18 gusht 2011. Nuk pata shans ma me nejt aty, sepse erdhën policia të fundit herë. Thanë edhe dy ditë vimë të marrim dhe ju qojmë atje ku i grumbullojnë, dhe 16 muaj e ke të ndalume Austrinë. Unë nuk dojsha me e pas të ndalume”.

Eltoni, një student Juridiku, kishte arritur të merrte para pak kohësh një vizë turistike për ta vizituar Gjermaninë. Ishte kjo mundësia e parë për ta shkelur një vend të Bashkimit Evropian. Festat e fundvitit të shkuar i kishte kaluar në Dusseldorf. Atje kishte parë një jetë tjetër nga kjo që bën në Kosovë, jetën të cilën edhe ai e do. /Koha Ditore/

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Sekuestrohen mbi 3,400 aksesorë telefonikë në Terminalin Doganor në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara si produkte që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, në kuadër të...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit