10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Diella i jep shpresës statusin e jetës universale

Këto ditë Diella Çitaku bëri promovimin e dy librave të saj me poezi, “Mjegulla ka sy” dhe “Brengë e uritur”. Për poezinë e Diellës kanë folur dhe kanë shkruar edhe krijuesit si Petrit Ruka dhe Fatmir Minguli.

Duke lexuar librin e Diellës, “Mjegulla ka sy”, të fryn në shpirt një erë kënaqësie poezi pas poezie dhe kjo ndodh sepse e ndjen që po lexon një shpirt që flet sinqerisht dhe që endet gëzimeve dhe pështjellimeve të saj emocionale për të na i prurë ngjeshur dhe poetikisht me një thjeshtësi dhe thellësi mençurie të admirueshme, konstaton Petrit Ruka, i cili duke analizuar poezinë “Ikën fjalët”, shprehet kështu:

“Ka diçka kaq të bukur dhe magjike në këtë përjetim të Diellës për fjalën gjatë aktit të krijimit, diçka nga ajo dhembje e pafundme në përfytje me fjalën, që sapo shkruhet muroset në një fjali, si të vdiste vërtetë. Ti do që ajo të mos vdes e të iki prej teje sapo u shkrua, siç ndodh gjatë krijimit. Ti e do atë ende të gjallë dhe në buzë, të lëvizshme dhe me përpjekjen për ta bërë ende sa më vezulluese. Por e shkruar, tashmë ajo është ndarë nga ty, ka fituar lirinë e saj, është murosur, duke të lënë pengun e pendimit, se mund ta kishe rreshtuar më mirë në këtë “mur” vargjesh. Dhe ja, tani, aty në vargun e fundit tunden xhindet…”

Motiveve të dashurisë, Diella i qaset me elegancën dhe pafundësinë e thellësive gati misterioze, që e gjen më dendur vetëm në poezinë femërore, kur talenti arrin ta përcjell tek fjala këtë bukuri marramendëse: “Mëngjeset humbin virgjërinë/ashtu tek treten ditëve pa emër/vesa shtron dashuri në bar,…” Dhe vetëm një zemër gruaje mund ta nis ditën me vesën që shtron dashurinë në bar si të shtronte një shtrat nusërie e ta mbyll atë krejt me të kundërtën e këtij gazmendi, me dhembjen që ditë-jeta i bie njeriut drejt e në zemër. Poezia e saj vjen përmes një gjuhe të bukur e të maturuar, një shqipe e shkëlqyer letrare, që ia shton edhe më shumë vlerat librit. Si të gjithë poetët që e besojnë poezinë si një mision jetëgjatë dhe që e ndjenë se krijuesi është vetë gjuha e tij, ajo e ka të lindur këtë vetëdije dhe instiktin e të ardhmes së saj, duke mos rënë pre e tekave të modës kalimtare, shkrimit në dialekt, po duke përfituar prej tij atë bukuri që ia bie si pasuri jetëdhënëse për letërsinë.

“Diella Çitaku ka hequr dorë nga poezitë plot patetizëm të shfrenuar, ka hequr dorë nga poetizmi i bazuar në ngjarje të caktuara duke na sjellë një poezi shpirtërore, aq më tepër që është një poete grua. Poezia e saj është jo vetëm me boshte të qarta të mendimit, çka e bën atë krejt origjinale, por edhe romantika e figurat e guximshme artistike e vendosin këtë poezi në nivele shumë të larta. Poezia e Diella Çitakut është meditative, ku meditimi sillet si një teori mbi abstrakten e dukshme dhe të padukshme, Është një poezi që ajo e polemizon vetëm me veten e saj duke qenë në një pritje të vazhdueshme. Kjo pritje duket shumë qartë në poezinë “Mirazhi i një pritje” e cila është një poezi emblemë ku konceptet filozofike marrin jetë, gjallohen duke i dhënë pritjes, statusinë e shpresës universale”, vlerëson Fatmir Minguli.

Më Shumë

Barnetta: Xhaka është lider i vërtetë

Bayer Leverkuseni luan sot prej orës 17:30 ndaj Ëerder Bremenit. Me fitore, skuadra e Granit Xhakës shpallet kampione e Bundesligës. Dhe merita të mëdha...

Shtyhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka vendosur për shtyrjen e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Ky vendim vije pasi Presidentja e vendit tonë...

Lajmet e Fundit