9 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Dillian Whyte pritet të jetë kundërshtari i Tyson Furyt

Këtë javë, presidenti i Këshillit Botëror të Boksit thuajse konfirmoi se meçi radhës i Tyson Furyt do të jetë ndaj sfiduesit obligativ, Dillian Whyte.

Ky i fundit është dashur të ndeshej këtë fundjavë me Otto Wallin, mirëpo një lëndim në shpatull ia ka pamundësuar një duel të tillë, prandaj në vend se të ricaktojë meçin me suedezin, ai dëshiron që të luftojë për titullin e botës në WBC.

“Rregulli i WBC-së është shumë i qartë që fituesi i Fury-Wilder ka një muaj kohë që të sigurojë duelin e unifikimit me Usyk, që e mposhti Joshuan”.

(Foto: SkySports)

“Nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë dueli për WBC do të zhvillohet ndaj një sfiduesi obligativ, që është kampioni i përkohshëm”, ka thënë presidenti i WBC-së, Mauricio Salaiman, për TalkSport.

Në anën tjetër, Gypsy King, i cili e cementoi titullin e të pamposhturit me triumfin ndaj Deontay Wilder, në trilogjinë e jashtëzakonshme, është i njohur për zgjedhjen e pakushtëzuar të kundërshtarëve dhe pritet të shihet se cili do të jetë hapi i tij i radhës. /Telegrafi/

Më Shumë

Gërvalla për Avdylin: Është impulsiv, do diskutojë me të

Donika Gërvalla në cilësinë e bashkëkryetares së partisë Guxo ka folur edhe për dorëheqjen e deklaruar nga deputeti, Haxhi Avdyli nga të gjitha pozitat...

Totaj uron Bashkimin për titullin kampion në Ligën Unike të femrave

Në kuadër të Ligës Unike të Femrave, garë që bashkon ekipet nga Kosova dhe Shqipëria, vajzat e Bashkimit janë shpallur kampione. Ndeshja finale u...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit