19.5 C
Prizren
E hënë, 19 Maj, 2025

Disfata në Bavari, Merkeli premton të rifitojë besimin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, premtoi të hënën se do të rifitonte besimin e zgjedhësve. Reagimi i saj vjen pasi përplasjet brenda koalicionit të saj qeverisës, të përbërë nga 3 parti, u fajësuan për humbjet e rënda të partnerëve në zgjedhjet në Bavari.

Duke iu rikthyer një viti të trazuar që pasoi zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, që u përvijuan nga bisedime të dhimbshme për krijim koalicioni, shoqëruar nga përplasje mbi emigracionin, ajo pranoi se shumë besim ishte humbur.

Mësimi i saj nga zgjedhjet e së dielës në Bavari, ku partnerët e saj qeverisës të CSU-së dhe SPD-së pësuan humbje të rënda, ishte i konsiderueshëm.

“Si kancelare, unë duhet të bëj më shumë për të garantuar që besimi të rikthehet. CDU-ja dhe simotra e saj bavareze, CSU, duhet të veprojnë tashmë të bashkuara”, tha Merkel, transmeton Tch.

Partitë qeverisëse u shokuan jo pak gjatë zgjedhjeve të së dielës, pas rënieve të konsiderueshme të pësuara. Fituesit më të mëdhenj ishin “Të gjelbrit” në opozitë, që u bënë partia e dytë më e madhe në Bavari.

Ndërsa “Alternativa për Gjermaninë”, e ekstremit të djathtë, mori 10 për qind të votave, që u prit me entuziazëm nga udhëheqësit e djathtë evropianë, përfshirë Marine Le Pen në Francë dhe Matteo Salvinin në Itali, sipas të cilit në Bavari kishte fituar ndryshimi.

Më Shumë

Bashkimi synon barazimin ndaj Trepçës për të ruajtur shpresat për titullin kampion

Superfinalet e “Play-off”-it në ProCredit Superligën e Kosovës janë në kulmin e tyre, dhe përballja mes Bashkimit dhe Trepçës po vazhdon të ofrojë emocion...

Nesër finalja e madhe e Eurovisionit, “Zjerm” performon e fundit

Një natë magjike pritet nesërmbrëma, ku 26 shtete do të ngjiten në skenën e Eurovision 2025 për të garuar për trofeun e madh. Mes tyre,...

Magjia e dritës

Lajmet e Fundit