Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Totaj: Ndër prioritetet kryesore kemi zhvillimin e arsimit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Arsimit, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përshëndetur mësimdhënësit dhe nxënësit për kontributin në ruajtjen e frymës akademike në institucionet tona arsimore, që sipas tij, vjen si pasojë e qëndresës së pashoqe të arsimtarëve në vitet më të vështira të kombit që nuk lejuan vakum në procesin drejt dijes.

“Komuna e Prizrenit, ndër prioritetet kryesore ka zhvillimin e arsimit dhe mbështetjen e çdo aktiviteti të nxënësve që çon përpara punën tonë të përbashkët drejt zhvillimit intelektual”, ka theksuar Totaj.

Më Shumë

Sekuestrohen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, në vlerë mbi 460 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, si dhe në bashkëpunim me Doganën...

Rahoveci apo Kastrioti do ta bëjnë hapin e radhës drejt titullit?

Kastrioti e Rahoveci e luajnë të mërkurën mbrëma ndeshjen e tretë të serisë finale të pley-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë...

Lajmet e Fundit