1.8 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Djali i heroit Xhevat Berisha tregon arsyet pse vendosi të bëhet pjesë e PDK-së

Bear Berisha, djali i heroit të Kosovës, Xhevat Berisha tregon arsyet pse vendosi të bëhet pjesë e PDK-së.

Ai tha se dëshiron që përmes politikës të vazhdojë rrugën e babait të tij.

“Kam vendosur t’i hyj politikës dhe të kthehem në Kosovë për të vazhduar rrugëtimin e babës, por nuk do të thirrem kurrë dhe për asgjë në emrin e tij”, tha Berisha,shkruan “PrizrenPress”.

Bear Berisha dje është bërë pjesë e PDK-së.

Ai, ka vendosë ta lë Austrin dhe të kthehet në Kosovë

“Nuk ka qenë aspak i lehtë për mua ky vendim, por i domosdoshëm për rrethanat ku gjendemi”

“Unë dhe familja ime i kemi dhënë shumë Kosovës dhe për këtë jemi krenarë”.

“Babai im, Xhevat Berisha dhe shumë heronj të tjerë të UÇK-së kanë luftuar për lirinë dhe pavarësinë tonë, por jo për një Kosovë çfarë e kemi sot”.

“Ai do të ngrihej nga varri ta kuptonte se unë, djali i tij i vogël, Beari, vetëm 18 vjeç në vitin 2005 jam detyruar të largohem nga Kosova drejt Austrisë për të punuar që ta mbaj familjen në Kosovë. Dhe kjo me të vetmen arsye që të mos e keqpërdori emrin e tij dhe abuzoj siç bën disa të tjerë”|.

“Ai e përfundoi në mënyrën më heroike misionin e tij, kurse unë sapo kam nisur një mision tjetër në Kosovën e lirë dhe të pavarur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë këtu”.

“ Nuk dua që Xhevati im i vogël të rritet jashtë Kosovës dhe larg vendlindjes së gjyshit të tij Hero. E di që edhe ai do të ishte krenar me mua dhe do të më mbështeste në zgjidhjen që kam bërë”.

Berisha falënderon kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin që hapi dyert e partisë për t’u bërë pjesë e politikës.

“E falënderoj kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli që hapi dyert për mua dhe shumë të rinj të tjerë”.

“ U rreshtova me idenë e tij për të krijuar një Kosovë me mundësi të barabarta për të gjithë në mënyrë që ta ndalojmë ikjen e të rinjve. Unë e di çfarë është kurbeti dhe do të bëj çmos që Kosova të jetë zgjidhja jonë e parë. Këtë Atdhe kemi!”, shprehet ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, gjobitet pronari

Policia e Kosovës ka konfiskuar një automjet të tipit Lamborghini në fshatin Zhur të Prizrenit, pasi ky ishte duke u drejtuar nga një i...

Në rastin “Kobra”, babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Babai i viktimës Visar Cengut, Behar Cengu gjatë shqyrtimit gjyqësor që po mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka thënë se arma nuk...

Lajmet e Fundit