7.1 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Djali i madh i Fidel Catros bën vetëvrasje

Fidel Castro Diaz-Balart, djali i i presidenti të ndjerë kuban Fidel Castro, ka bërë vetëvrasje në moshën 68 vjeçare, kanë kumtuar medie shtetërore, transmeton Koha.net.

“Doktori i shkencës Fidel Castro Diaz-Balart, i cili për shkak të depresionit të madh me muaj të tërë ka qenë nën përkujdesjen e konsiliumit mjekësor, ia mori vetes jetën sot, më 1 shkurt, në mëngjes”, ka publikuar të enjten gazeta zyrtare Granma, përcjell al jazzera.

Castro junior, i cili për shkak të ngjashmërisë me babanë, mori ofiqin Fidelito, ishte pranuar në spital për shkak të depresionit e më vonë kishte vazhduar shërimin jashtë spitalit.

Ai kishte studiuar fizikën bërthamore në ish – Bashkimin Sovjetik e vdekja e gjeti në punë si këshilltar shkencor në Këshillin Shtetëror të Kubës dhe si kryetar i Akademisë së Shkencave të Kubës .

Babai i tij, i cili gjatë Luftës së Ftohtë ndërtoi shtetin komunist në pragun e Shteteve të Bashkuara, vdiq para më shumë se një viti, më 26 nëntor 2016, në moshën 90 vjeçare.

Më Shumë

Tre persona arrestohen në Suharekë për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Suharekë tre personave të dyshuar lidhur me veprat “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”. Sipas...

Në Suharekë përkujtohet atdhetari Fadil Vata

Në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës është përkujtuar sot atdhetari Fadil Vata, në 36-vjetorin e ndarjes nga jeta. Me këtë rast, pranë varrit të tij...

Lajmet e Fundit