Djali rreh nënën në Prizren

Një person nga Prizreni ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës pasi akuzohet për dhunë në familje.

Policia bën me dije se i arrestuari ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, shkruan PrizrenPress.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prizren 19.08.2022 – 22:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Junior 06 afër titullit, kalon në epërsi 2–0 në finalen e Play Off-it U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion në Play Off, pasi ka shënuar...

Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Lajmet e Fundit