9 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

DnV raporton për dy raste të mohimit të qasjes në informata për vëzhguesit në Prizren

Koalicioni vendor i organizatave jo-qeveritare kosovare për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” ka raportuar për dy incidente në hapjen e vendvotimeve në Prizren.

Sipas komunikatës së DnV, kryesuesit e vendvotimeve në dy raste kanë mohuar qasjen në informata për vëzhguesit e këtij koalicioni.

“Është raportuar për dy raste kur vëzhguesve të DnV-së në komunën e Prizrenit u është mohuar qasja në informata nga kryesuesit e vendvotimeve, përkatësisht në Qendrën e Votimit “Abdyl Frashëri” 2002/05 dhe Qendrën e Votimit “Motrat Qirazi” 2003/07”, thuhet në njoftim.

Bazuar në sqarimet e DnV-së, vëzhguesit në këto raste kanë kërkuar informata lidhur me numrin e votuesve në vendvotimet përkatëse.

Për ditën e zgjedhjeve parlamentare të Kosovës, DnV në nivel vendi ka akredituar 500 vëzhgues statikë të cilët po mbështeten nga 50 ekipe mobile dhe dhjetëra vullnetarë në Qendrën e Thirrjeve.

Më Shumë

Bashkimi kërkon finalen sonte

Gjysmëfinalja e katërt e “Play-off”-it në ProCredit Superligë zhvillohet sonte, ku Bashkimi përballet me Borën në një ndeshje vendimtare për fatin e serisë. Skuadra prizrenase udhëheq 2:1...

Aktivitet edukativ për sigurinë, nxënësit e Malishevës mësojnë për reagimin ndaj emergjencave

Në kuadër të manifestimit “Ditët e AME-së”, në Malishevë është zhvilluar aktiviteti edukativ “Edukimi për siguri në fokus”, me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për...

Lajmet e Fundit