19.8 C
Prizren
E diel, 16 Qershor, 2024

Dogana në Vërmicë zbulon rreth 30 mijë euro mjete monetare të padeklaruara

Njësit e doganës kanë arritur që të zbulojnë dhe parandalojnë futjen e mjeteve monetare në formë ilegale. Sot në orët e para të mëngjesit në pikë kalimin kufitar të Vërmicës është paraqitur automjeti me targa të republikës së Shqipërisë i drejtuar nga një shtetas shqiptar.

Automjeti është ndaluar për kontroll dhe në pyetjen se a keni diçka të deklaroni, vozitësi ka deklaruar se nuk posedon asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit së bashku me policin është bërë ekzaminimit fizik i automjetit.

Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare në vlerë prej 28650.00 euro të pa-deklaruara. Mjetet monetare ishin të vendosura në çantën e brezit si dhe ne çantën e Lap Top-it të ndara në katër paketime.

Rasti më tutje ka vazhduar për hetime derisa është konfiskuar sasia e mjeteve monetare konform procedurave ligjore , respektivisht konform nenit 33.5 te KDAK-ës, Dogana e Kosovës ka aplikacionin e Dogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi

Më Shumë

Temperaturat sot deri në 33°C, apelohet për kujdes ndaj rrezeve të diellit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbaj mot me diell dhe me vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do...

Brenda javës hiqen kontrollet në të gjitha pikat kufitare me Shqipërinë

Sezoni turistik ka rritur ndjeshëm fluksin në pikën e kalimit të kufitar në mes të Shqipërisë dhe Kosovës në Qafë Morinës. Ndryshe nga regjimi i...

Lajmet e Fundit