“DokuFest” hap akreditimin për gazetarë

DokuFest-press accrediation“DokuFest 2014” ka shpallur sot hapjen e akreditimit për gazetarët lokal dhe ndërkombëtar. Akreditimi është i hapur për gazetarët e të gjitha fushave të mediave – print, online, TV, radio dhe fotografi. Afati i fundit për të aplikuar online është data 10 gusht 2014.

“Të gjithë gazetarët që kanë aplikuar për akreditim mund të marrin bexhat e tyre dhe paketën mediale në Media Qendrën e DokuFest që nga data 15 gusht 2014”, njofton drejtuesja e komunikimit të “DokuFest”-it, Nita Deda.

“Akreditimi nënkupton të drejtën e gazetarëve për të shfrytëzuar Media Qendrën si dhe ofron prioritet në intervistimin e mysafirëve të festivalit. Zyra e Press do të ju ndihmojë në koordinimin e intervistave me stafin dhe mysafirët e festivalit”.

Gazetarët e interesuar mund të aplikojnë për akreditim në web faqen e “DokuFest”: http://dokufest.com/2014/sq/attend/press-accreditation/

Edicioni i 13-të i “DokuFest” do të mbahet nga data 16-24 gusht në Prizren, Kosovë. Program i plotë i festivalit do të shpallet më 24 korrik në ueb faqen e festivalit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit