Doli nga shtypi libri i ri i gazetarit nga Prizreni, Qazim Thaçi

Ka dal nga shtypi libri më i ri i gazetarit nga Prizreni, Qazim Thaci.

Libri me poezi mban titullin “Kur zgjohen metaforat”.

Redaktori i librit, Gëzim Ajgeraj vlerëson se poezia që e sjell poeti Qazim Thaçi, është metaforë e një mendimi të peshuar mirë dhe ajo hyn në përmasat e krijuesve që kanë lënë gjurmë e vlera pas viteve të nëntëdhjeta e këndej.

“Poezinë e këtij poeti e gjejmë në këto kohë nëpër periodikun e kohës, e një pjesë e tyre fatmirësisht i ka mbijetuar edhe furtunave të fundshekullit kosovar, për të arritur deri te ne sot”.

“Shikuar në kronologjinë e vargut të tij, ajo, përveç mbijetesës fizike, i ka mbijetuar edhe si metaforë furtunës kohë, duke e ruajtur freskinë dhe fuqinë e saj edhe nëpër dekada, pa iu nënshtruar zbehjes që dinë ta bëjnë kohët”.

“Shpeshherë na vjen të kujtojmë vargun dhe mbijetesën e tij nëpër kohë. Koha për shumë krijues e vepra letrare është një përbindësh që i gëlltit ato dhe i nxjerr përtej vlerave të harrimit, por kjo nuk ndodh me poezinë e Qazim Thaçit.”.

“Shikuar në poezitë e tij të kohës (që i kemi sado të pakta në numër që i kanë shpëtuar nga flakët e furtunës) dhe në rishpalosjen që u bëjmë atyre, gjejmë të njëjtën fuqi metaforike, që bart vargu i sotëm i majave të krijimit të poezisë. Le të sjellim vetë pak vargje nga poezia “Porosi e urtë”, e botuar në vitin 1998, dhe të shohim fuqinë metaforike të vargjeve të atëhershme dhe ruajtjes së freskisë e largpamësisë së tyre nëpër kohë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit