32.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Dragash/ Akuzohej se vodhi 20 euro, prokurori tërhiqet nga ndjekja penale ndaj tij

Prokuroria Themelore në Prizren, ka hequr dorë nga aktakuza që kishte ngritur ndaj Vait Hoxhës, i cili akuzohej se kishte vjedhur 20 euro.

Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, prokurori Besim Susuri, është tërhequr nga aktakuza ndaj Hoxhës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai ka thënë se një veprim të tillë, e ka marr pasi që tashmë e dëmtuara ka vdekur dhe se sipas tij, vepra penale është e një rëndësie të vogël.

Pas kësaj, gjykatësja Sabaheta Kurteshi, ka marrë aktgjykim refuzues, derisa i akuzuari është liruar edhe nga të gjitha shpenzimet procedurale.

Sipas aktakuzës së ngritur më 7 nëntor 2016, nga Prokuroria Themelore në Prizren, Vait Hoxha akuzohej se më 12 tetor 2015, rreth orës 20:00, në fshatin Restelicë të Dragashit, ia merr pasurinë personit tjetër, me qellim të përfitimit të kundërligjshëm  për vete apo për dikë tjetër.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari shkon në shtëpinë e të dëmtuarës N.S, dhe nga aty merr shumën e të hollave prej 20 eurosh dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime, ai akuzohej se ka kryer veprën penale të vjedhjes, e paraparë në nenin 325, paragrafi 2 e Kodit Penal të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Besnik Krasniqi, kandidati i AAK-së për kryetar të Prizrenit

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar me vota unanime një pjesë të kandidaturave për...

Dyshohet për dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes – një 25-vjeçar merret në pyetje nga policia në Malishevë

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 29 qershor në fshatin Ngucat të Malishevës, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë...

Lajmet e Fundit