Drama e 128 pasagjerëve në ajër me avionin Boeing 767

Një avion Boeing 767 i kompanisë Air Canada, me 128 pasagjerë në bord, ia doli të rikthehej me sukses në aeroportin e Barajas në Madrid pas problemeve në motor dhe një gome të çarë që e detyroi pilotin të qëndronte në ajër për disa orë për të djegur karburantin, përpara se të ulej.

Avioni Boeing Co 767-300ER, i cili u nis nga aeroporti i Madridit me destinacion Toronton, u rikthye në aeroportin e Barajas pas 4 orësh me një grup makinash zjarrfikëse që e prisnin në pistë për shkak të dëmtimit të gomave.

Sipas një njoftimi zyrtar nga operatori i aeroportit, AENA, avioni ia doli të ulej në pistë pa asnjë lloj incidenti dhe pasagjerët u nxorën prej tij pa asnjë lëndim.

Ministri spanjoll i Transporteve, Jose Luis Abalos reagoi në Twitter për ngjarjen e pazakonte duke falënderuar pilotin dhe stafin e tij mbështetës për ekspertizën e treguar.

Më Shumë

Rezultatet preliminare: VV i humb 9 deputetë, PDK i shton 2, LDK i shton 5, AAK i shton 2

9 deputetë është bilanci i humbjes në mandate për partinë Vetëvendosje. Kjo pa u numëruar ende votat me kusht dhe ato jashtë vendit. Deri më tash...

Rezultatet e para në Prizren, Vetëvendosje kryeson garën zgjedhore

Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në...

Lajmet e Fundit