Drejtoresha e akuzoi për presion, kryetari i Prizrenit del me një sqarim të gjatë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka dalur me një reagim të gjasë pas dorëheqjes së drejtoreshës për Mirëqenie Sociale.

Vjollca Kabashi dje dha dorëheqje, duke akuzuar Totajn se ka bërë presion për të nënshkruar një pagesë.

E sot në një konferencë për media, kryetari Totaj ka thënë se kjo drejtoreshë, nuk e ka kryer punën siç duhet.

“Që nga emërimi i saj e deri me dje, performance e tashme ish Drejtoreshës ka lënë shumë për të dëshiruar dhe ka pasur hendek të madh mes asaj çka është pritur nga zonja Vjollca dhe asaj si në fakt ajo ka performuar. Kemi pasur deficit serioz në vizion dhe në të kuptuarit e rolit të saj si menaxhere dhe rrjedhimisht pa-aftësi për të menaxhuar dhe organizuar punët në Drejtorinë qe e ka udhëhequr”, ka thënë Totaj.

“Mungesa e aftësive të mira komunikuese, menaxhimi jo i mire i kohës, sjelljet jo-bashkëpunuese me koleget tjerë Drejtor, dhe me kabinetin e Kryetarit, kanë rrezikuar seriozisht përmbushjen e objektivave dhe detyrave të punës”, ka theksuar ai.

POSTIMI:

Më Shumë

Totaj për rastin e Nait Hasanit: Në listën përfundimtare janë përfshirë edhe emra që s’janë propozuar nga dega e PDK

Shaqir Totaj ka dhënë detaje shtesë për futjen në listë të Nait Hasanit. Kjo pasi që Totaj dje kishte thënë në një deklaratë se Hasani...

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve me prezantimin e rikonceptimit të ekspozitës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Në ambientet e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës në Prizren, mbrëmë u shënua 18 Maji – Dita Ndërkombëtare e Muzeve, përmes një ngjarjeje kulturore...

Lajmet e Fundit