8.1 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Drejtori i Arsimit në Prizren: Procesi mësimor përfundon me 28 qershor

Drejtori i Arsimit në Prizren, Gani Gërmizaj, gjatë ditës së premte është prononcuar rreth çështjes së përfundimit të procesit mësimor në shkollat e kësaj komune.

Ai ka thënë se viti shkollor 2018-2019 do të përfundoj me datën 28 Qershor, sipas vendimit që ka marrë ditë më parë ministria e Arsimit. Për këtë çështje, ai thotë të ketë informuar drejtuesit e shkollave dhe mësimdhënësit, dhe ka kërkuar nga këta të fundit që të respektojnë vendimet e marra.

Ai më tej tha se, njoftimi i SBASHK-ut se sot në Kosovë do të përfundoj viti shkollor është i dëmshëm, dhe kërkoi nga mësimdhënësit që mos të bien pre e politikave të kësaj Sindikate, duke pasur parasysh në radhë të parë të gjitha problemet që e kanë përcjellur këtë vit mësimor, theksoi ai. Drejtori Gërmizaj, gjatë ditës ka vëzhguar nga afër edhe procestin e pjesës së dytë të Testit të Maturës Shtetërore, dhe e ka vlerësuar të suksesshme mbarëvajtjen përfundimtare të këtij procesi në Prizren.

Ndryshe, dje kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka njoftuar se, vendimi i ministrisë së Arsimit se procesi mësimor përfundon më 28 qershor është i papranueshëm dhe se nuk do të ketë kompensim të orëve pasi që institucionet nuk kanë korrigjuar ndryshmet e koeficienteve për mësimdhënësit, duke njoftuar se për këtë Sindikatë, procesi mësimor përfundon të premtën me 21 Qershor, një javë më herët se vendimin që ka marrë MASHT për përfundimin e këtij viti shkollor./tvprizreni.info/

Më Shumë

Një qytet, një derbi, një betejë: Liria – Prizreni sot luhet pa shikues

Derbi i qytetit mes Lirisë dhe Prizrenit zhvillohet sot në kuadër të Ligës së Parë, pa praninë e tifozëve. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Prizren

Tre të dyshuar B.H., N.A., dhe D.P., janë arrestuar nën dyshimin për vjedhje në Poslishtë të Prizrenit. Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar...

Lajmet e Fundit