Prizren/ Sot promovohen dy libra të Osman Gorancit

Dy librat e rinj të autorit Osman Goranci, ”ZONJA ME MASKË” – e zhanrit Dramë dhe ”AUFWIEDERSEHEN herr DILI” – Komedi, promovohen sot, duke filluar nga ora 18:00 në ambientet e Shtëpisë së Kulturës ”Xhemajli Berisha” në Prizren.

Osman Goranci ka edhe dhjetëra shfaqje të vëna në skenën teatrale, në teatrot profesioniste dhe në teatrot amatore në Prizren, Prishtinë, Vushtrri, Suharekë, Gjilan dhe Mitrovicë.

Osman Goranci ka marrë edhe disa çmime për dramë në Gjilan, Prishtinë dhe Prizren.

Veprat e botuara të Gorancit janë:
• Ikën me errësirën – Dramë, 2011, SHB ”SAS”, Prishtinë
• Kur treni vonohet – Komedi, 2011, SHB ”SAS”, Prishtinë
• Muaji i mjaltit – Komedi, 2017, SHB ”FIDANI”, Prizren
• Gruaja e drejtorit – Komedi, 2017, SHB ”FIDANI”, Prizren
dhe këto të fundit që do të promovohen të shtunën:
• Zonja me maskë – Dramë, 2018, SHB ”FIDANI”, Prizren
• AUFWIEDERSEHEN herr DILI – Komedi, 2019, SHB ”FIDANI”, Prizren /GazetaLetrare.com

Më Shumë

Malisheva nënkampione, Llapi në barazh, kjo është tabela e Superligës

Më ndeshjet e sotëm tashmë edhe zyrtarisht është mbyllur sezoni 2025-2026 në Superligën e Kosovës në futboll. Tashmë dihet verdikti përfundimtare i këtij sezoni. Vëmendja kryesore...

Liria – Dinamo, nesër barazhi për Superligë

Liria dhe Dinamo do të përballen nesër në ndeshjen vendimtare të playoffit të Ligës së Parë të Kosovës, ku në lojë është një vend...

Lajmet e Fundit