4.2 C
Prizren
E martë, 24 Nëntor, 2020

Besohet të jetë konfirmuar aktakuza kundër Thaçit e Veselit

Gjykata Speciale nuk ka treguar nëse është konfirmuar ose jo aktakuza kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ani se të premten janë bërë gjashtë muaj prej kur i është paraqitur ajo nga organi i akuzës. Zyra e Prokurorit të Specializuar dyshon se Thaçi e Veseli kanë kryer krime lufte.

E premtja përbën afatin e skajshëm brenda të cilit gjyqtari i procedurës paraprake është dashur të vendosë për aktakuzën. Meqë Specialja nuk ka publikuar ndonjë informatë për këtë rast, juristët, si Arianit Koci, besojnë që së paku pjesërisht aktakuza është konfirmuar, shkruan KOHA.

“Mendoj se aktakuza është konfirmuar, së paku pjesërisht, për shkak se gjyqtari i procedurës paraprake i ka pasur gjashtë muaj ditë afat që ta konfirmojë apo ta hedhë aktakuzën”, i ka thënë KOHËS Koci. “Meqenëse deri sot nuk e kemi informatën se aktakuza është hedhur, rrjedhimisht ajo është konfirmuar”.

Më 24 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ua paraqiti për shqyrtim Dhomave të Specializuara një aktakuzë me dhjetë pika, përmes së cilës Thaçi, Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte, ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme”, thuhej në njoftim. “Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”.

Prokurori i Specializuar e kishte gjykuar të domosdoshëm nxjerrjen e kësaj informate për akuzat, pasi kishte thënë se Thaçi e Veseli po bënin përpjekje të përsëritura për pengimin dhe sabotimin e punës së Speciales.

Por, tash kur ka përfunduar afati brenda së cilës duhet konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuza, nga Haga nuk është treguar gatishmëri të jepen informacione.

“Kolegët e mi në Dhomat e Specializuara do të përgjigjen”, ka thënë shkurt Chris Bennett, zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

E, të përmbajtur nga informatat janë treguar edhe në institucionin që e ka përmendur Bennetti.

“Derisa një aktakuzë të bëhet publike ajo mbetet konfidenciale, si dhe procedurat që lidhen me shqyrtimin e saj”, thuhet në një përgjigje të shkruar të Dhomave të Specializuara. “Në bazë të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, nëse një aktakuzë konfirmohet ajo do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit para Gjykatës”.

Avokati Koci tregon edhe arsyet pse Specialja mund të vendosë për të mos e ndarë me publikun informatën për aktakuzën kundër Thaçit e Veselit.

- Advertisement -

Më Shumë

Edhe Hajrulla Çeku mohon se pati përplasje fizike me Arben Gashin

Deputeti i Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku, ka mohuar se është përplasur fizikisht me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, derisa ishin duke debatuar...

Zhduket një 28-vjeçar nga Malisheva, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Një 28-vjeçar nga Malisheva është zhdukur nga dita e shtunë. Familjarët e të riut po kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij, raporton Express 28-vjeçari Jetmir...

Trump nxjerr SHBA-në nga traktati ushtarak me Rusinë e NATO-n

SHBA-ja ka dalë nga traktati i Open Skies që i lejonte vendeve të observonin ushtritë e njëri-tjetrit. Duke e akuzuar Rusinë se ka shkelur...

Prizren: Përsëri dështon seanca ndaj të akuzuarve për mashtrim me viza pune

Të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar përsëri seanca gjyqësore ndaj Flamur Hoxhës dhe Besim Rexhajt, të akuzuar për shpëlarje parash dhe...

Shpërthen Messi: Jam lodhur duke u fajësuar për problemet e të gjithëve

Lionel Messi ka reaguar ashpër ndaj komenteve të bëra nga Eric Olhats, ish-menaxheri i Antoine Griezmann, se gjoja argjentinasi është fajtor për dështimin e...

Dragash: Dënohet me 200 euro gjobë i pandehuri pasi pranoi fajësinë për veprën penale të vjedhjes

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, i ka shqiptuar dënimin me gjobë, në shumën prej 200 eurosh, të pandehurit Dashmir Gashi, i akuzuar...

Vdiq nga virusi, kryepopi serb u përcjell me puthje nga mijëra ortodoksë në Beograd

Në një deklaratë me shkrim nga Kisha Ortodokse Serbe, u raportua se Irinej(kryepopi), i cili kishte qenë për një kohë në trajtimin e koronavirusit,...

Rritet numri i pacientëve të shtrirë në Spitalin e Prizrenit, në krizë edhe bizneset

Pandemia COVID-19 po cenon shëndetin e qytetarëve të Prizrenit, me numrin që po shkon duke u rritur javëve të fundit. Por kjo situatë po prek...

COVID-19: Katër të vdekur në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.599 mostra të...

Shkrimtari që refuzoi paratë e Çmimit Nobel

Shkrimtari George Bernard Shaw më 18 nëntor të vitit 1926, refuzoi të pranojë paratë për Çmimin Nobel që kishte fituar. Ai kishte thënë: “Unë mund...

Policia e Prizrenit në aksion, gjobit rreth 300 qytetarë për mosrespektim të masave dhe goma të dimrit

Drejtoria rajonale e policisë në Prizren ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka gjobitur 155 persona mos mosrespektim të masave për parandalimin...

Zbulohet mashkulli që e priti Arten në Zvicër

Arta Nitaj është një nga femrat më të përfolura në shoubizin mbarëshqiptar. Jeta luksoze që bën e ka vënë në vëmendjen e publikut ndaj komentohet...

Bora zbardh Brezovicën

Rënia e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka bërë që në disa vise malore të Kosovës të ketë reshje të borës. Ueb-faqja brezovica.info në llogarinë...

RrGK kërkon shkarkimin e Driton Selmanajt

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj. RrGK i ka dërguar letër kryeministrit Avdullah Hoti, me ç’rast atij i...

Rreth 80 mijë qytetarë u dënuan për mosrespektim të masave anti-Covid për tre muaj

Më 26 gusht të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka miratuar ligjin anti-Covid, që nga ajo datë deri më sot që janë më pak...

Prizren, 36 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 748 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 19.772 raste, kurse...

Lajmet e Fundit

Prizren, 11 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 350 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.746 raste, kurse...

Dy të vdekur në Prizren, tre në Suharekë nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.590 mostra të...

Ky do të jetë trajneri i ri i Kosovës U21

Federata e Futbollit e Kosovës pritet që të bëjë ndryshime sa i përket trajnerëve në grupmoshat e reja të Përfaqësueses së Kosovës. FFK-ja ka vendosur...

Mustafa: Presidenti të zgjidhet sa më shpejtë, të mos shkohet në zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se çështja e presidentit duhet të zgjidhet pa shkuar në zgjedhje. Ai në një prononcim...

Oda e Hotelirisë dhe Turizmit gati për protesta

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka paralajmëruar protesta në rast se as në seancën e ardhshme nuk kalon Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike. Veç tjerash,...