Drejtoria e Arsimit në Prizren, databazë për fëmijët me aftësi të kufizuara

Drejtoria e Arsimit në Prizren në bashkëpunim me Shoqatën Doën Syndrome është duke e zhvilluar databazën e fëmijëve me aftësi të kufizuara nga mosha tre deri në pesë vjeç, të cilët jetojnë në Komunën e Prizrenit.

Drejtori i Arsimit Skënder Susuri tregon se kjo databazë po krijohet me qëllim të planifikimit sa më të mirë të shërbimeve për këta fëmijë, duke filluar nga e drejta për shkollim.

“Për këtë arsye, i ftojmë të gjithë prindërit, por edhe personat e tjerë që njohin fëmijë me aftësi të kufizuara nga mosha tre deri në pesë vjeç, të na njoftojnë përmes: numri të telefonit: 044/190-198 ose në e-mail adresën mimimoza.rogova@doënsyndromekosova.com”, thotë Susuri.

Sipas tij, deri më tani, janë grumbulluar informata për një numër të konsiderueshëm të fëmijëve nga burime të ndryshme, përfshi institucione para-shkollore, qendra shëndetësore, shoqatat të cilat merren me persona me aftësisë të kufizuar. /PrirenPress.com/

Më Shumë

Vazhdojnë punimet restauruese në Kullën e Hajrullah Çantës në Rahovec

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë me dinamikë punimet restauruese në shtëpinë-kullë të Hajrullah Çantës në...

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Lajmet e Fundit