Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren shënon 18 vjetorin e themelimit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, ka shënuar të premten përvjetorin e 18-të të themelimit të saj.

Në një koktej rasti të organizuar nga drejtuesit e DRP-së në Prizren me rastin e këtij përvjetori, morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme të drejtësisë dhe sigurisë, policisë kufitare të Shqipërisë dhe ata të institucioneve ndërkombëtare të sigurisë.

Para të pranishmëve, ka folur drejtori i policisë rajonale, Nexhmi Krasniqi, i cili tha se rezultatet dhe sfidat e përgjithshme që ka pasur ky institucion gjatë këtyre 18 viteve të zhvillimit të saj dhe profesionalizimit janë inkurajuese në shërbim të ofrimit të sigurisë për qytetarët.

“Edhe në të ardhmen priten rezultate edhe më të kënaqshme, dhe për një gjë të tillë, duhet të intensifikohet bashkëpunimi edhe me organet tjera përkatëse” , theksoi ai.

Drejtuesit e policisë në Prizren, thanë se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në përmbushjen e vizionit dhe misionit të saj, në zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës së vendit, garantimin e rendit dhe sigurisë, në mënyrë që të ofrojë një shërbim efikas policor dhe profesional ndaj të gjithë qytetarëve. /TV Prizreni/

Më Shumë

Dragashi përfiton mbi 883 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro, mjete të cilat...

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit. Hamza në Rahovec nuk mungon puna, por mungon mbështetja e...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit