Drejtues të ATK-së dhe Doganës diskutojnë për luftimin e ekonomisë joformale

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ushtrues detyre Drejtorin e Doganës së Kosovës, Ibrahim Xhaka, me bashkëpunëtorët e tij.

“Qëllimi këtij takimi ishte diskutimi i vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në aktivitetet e përbashkëta për luftimin e ekonomisë joformale”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

Veç tjerash, gjatë këtij takim drejtorët e dy institucioneve kryesore të të hyrave, folën edhe për ndikim e deritanishëm të pandemisë COVID 19 në përformancen e këtyre dy institucioneve, e cila në masë të madhe ka goditur ekonomin e vendit tonë, e si rrjedhojë deri më tani ka rënje të theksuar të qarkullimit të bizneseve, si dhe pagesës së detyrimeve tatimore e doganore.

Drejtorët e dy institucioneve theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, si dhe koordinimin e aktiviteteve mes dy institucioneve kryesore për mbushjen e buxhetit të shtetit.

Më Shumë

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

Lajmet e Fundit