12.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Drejtuesit e Gjykatës në Prizren në takimin me KGjK-në raportojnë për progresin në zbatimin e planeve strategjike

Sipas njoftimit të kësaj gjykate, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj si dhe kryetari i Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi dhe Planit Strategjik për Efikasitetin e Trajtimin të Rasteve të Korrupsionit, Keqpërdorimit të Detyrës Zyrtare dhe Krimit të Organizuar, Afrim Shala, kanë vizituar të enjten Gjykatën Themelore në Prizren,  Degën në Suharekë, me ç’rast janë pritur nga kryetarja e Gjykatës, Shpresa Emra, gjyqtari mbikëqyrës Selajdin Gallapeni, si dhe janë zhvilluar takime me të gjithë gjyqtarët.

Gjithashtu është bërë e ditur se është vlerësuar angazhimi i kësaj gjykate me degët përkatëse për rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e performancës.

Statistikat për tremujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me periudhën e vitit të kaluar dhe realizimi i normës për vitin 2024, sipas njoftimit, reflektojnë angazhimin e stafit gjyqësor dhe efektivitetin e masave të ndërmarra për përmirësimin e sistemit gjyqësor.

“Kryetarja Emra i njoftoi me gjendjen dhe ngarkesën me lëndë në Gjykatën Themelore në Prizren, në Divizionin Penal dhe Civil, dhe me ritmin aktual të punës që tejkalon normën 150% të zgjidhjes së lëndëve. Deri në fund të vitit Gjykata do të jetë në gjendje të zbatojë në plotni planet strategjike”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Lajmet e Fundit