14.3 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Driton Selmanaj: Sot përulem me nderim para sakrificës që solli lirinë e Prizrenit

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka përkujtuar me nderim Ditën e Çlirimit të Prizrenit, duke theksuar se kjo datë shënon më shumë se një faqe në kalendar – ajo është një kujtesë e gjallë e sakrificës, guximit dhe unitetit të popullit për liri.

“Sot përulem me nderim para sakrificës dhe qëndresës që solli lirinë e Prizrenit tonë”, shkruan Selmanaj.

“Kjo ditë nuk është thjesht një datë në kalendar, është kujtesa e gjallë e një rruge të mundimshme, të mbushur me dhimbje, guxim dhe shpresë”.

Ai përmend rolin e përbashkët të qytetarëve, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të liderëve vizionarë dhe të aleatëve ndërkombëtarë në arritjen e fitores.

“Ishim bashkë – populli, ushtarët e UÇK-së, vizioni i Presidentit Ibrahim Rugova, guximi i Komandant Drinit, përkrahja e çmuar e NATO-s dhe kontributi i secilit që besoi në lirinë e Kosovës. Ishte uniteti ai që e solli fitoren. Ishte besimi në një të ardhme të drejtë që i dha forcë çdo hapi”.

“Prizreni sot ecën i lirë mbi themelet e asaj sakrifice – dhe ne kemi për detyrë ta nderojmë me vepra, me drejtësi, me kujdes ndaj së vërtetës dhe ndaj historisë sonë”./PrizrenPress.com/

Marketing

 

Më Shumë

Bashkimi rikthehet te fitoret, triumfon në Prizren ndaj Vëllaznimit

Bashkimi është rikthyer te fitoret pasi mposhti Vëllaznimin me rezultat 90–79, në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në kuadër të...

Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nagavc të Rahovecit, ku një veturë ka goditur dy persona të moshës madhore Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit