8.8 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

“Driton Selmanaj synon postin e Kryeparlamentarit”

Profesori Blerim Latifi thotë se gara mes Driton Selmanajt dhe Vjosa Osmanit është për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Këtë, thotë t’ia ketë thënë një mik i tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës, që është, sipas tij, madje pjesë e Këshililt Drejtues të kësaj partie.

“Një mik i imi në LDK, pjesë e Këshillit Drejtues të saj, po më tregon se i gjithë mosdurimi midis Vjosa Osmanit dhe Driton Selmanjt, s’ka të bëj fare me dallime qendrimesh politike, por krejtësisht lidhet me punë postesh”, ka shkruar Latifi në Facebook.

“Selmanaj një kohë kishte lobuar brenda partisë për të marrë postin e kryetarit të Kuvendit dhe kur në fund ky post iu dha Vjosa Osmanit, ai nuk mundi më ta përmbaj veten në raport me të”, ka thënë Latifi.

“Tash që Vjosa i ka keq punët me lidershipin e partisë, Selmanaj është hedhur sërish në sulm me idenë që të duhet shkuar në shkarkimin e Vjosa Osmanit, që më pas atij t’i hapet rruga për të marrë postin e saj në krye të Kuvendit. Pra, e gjithë storia shterron në luftë ambiciesh personale, derisa publiku i gjorë duhet të gëlltis gënjeshtrat për një grindje gjoja parimore”, ka shkruar ai.

Më Shumë

Sot 7 Marsi, Dita e Mësuesit

Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Deri në fillim të viteve ’90 në Shqipëri,...

Jalen Riley – përforcimi i ri i Bashkimit

KB Bashkimi ka zyrtarizuar përforcimin më të ri për fazën përfundimtare të stinorit, duke prezantuar basketbollistin amerikan Jalen Riley. Playmaker-i 182 cm i gjatë, i...

Lajmet e Fundit