Dua Lipa ndjek shembullin e Era Istrefit

Pas përformimit të Era Istrefit, në emisionin televiziv gjerman “Schlag den Star” në kanalin Pro7, të shtunën ka përformuar edhe këngëtarja tjetër shqiptare me famë botërore Dua Lipa.

Ajo në këtë emision është prezantuar me hitin e saj “Be the One” si dhe më këngën më të re “Hotter Than Hell”. Pas paraqitjes, prezantuesi i emisionit ka falënderuar Dua Lipën për praninë në këtë spektakël televiziv.

Ky emision tash më është bërë i njohur jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në diasporë por për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, kjo për arsyen se brenda pak kohësh në këtë emision, performuan dy këngëtare shqiptare.

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit