Duam liderë legjitimë

Zhbogar6-13Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, ka bërë thirrje që askush të mos provojë të ndryshojë ose të ndalë votën e qytetarëve. Pak ditë para 3 nëntorit shefi i BE-së në Kosovë në një bisedë për gazetën Tribuna ka treguar recetën e zgjedhjeve të suksesshme.

Kosova pretendon që këtë të dielë të ketë zgjedhje sipas recetës së Zbogarit, por mungesë e një ndryshimi të sistemit të komplikuar zgjedhor, mosndryshimi i kulturës së partive politike dhe trashëgimia e rëndë e zgjedhjeve të kaluara mund ta shuajnë këtë qëllim.

Nëse skenari i manipulimit përsëritet, Zbogar ka thënë se atëherë Kosova nuk do të bëjë hapin elementarë drejt së ardhmes evropiane. “Mbajtja e zgjedhjeve sipas përkushtimeve të OSBE-së dhe standardeve ndërkombëtare si dhe përfundimi i reformës zgjedhore, janë veprime esenciale që do të ndihmojnë Kosovën drejt së ardhmes evropiane”, ka thënë Zbogar, shkruan Tribuna.

Ai ka kujtuar se ditë më parë BE-ja ka hapur me Kosovën dialogun për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe zgjedhjet janë procesi që do të definojë rrugën drejt unionit të shteteve perëndimore e demokratike./Tribuna/

Më Shumë

Fillon në Prizren turneu ndërkombëtar i veteranëve Kupa Botërore e Paqes

Në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren ka nisur turneu ndërkombëtar i futbollit për veteranë “Kupa Botërore e Paqes” (World Peace Cup), i organizuar nga...

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Lajmet e Fundit