Duda Balje ‘rroket’ me kryeministrin Kurti në një takim për ditën e boshnjakëve: Nuk keni informata

Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, edhe sot ka shprehur pakënaqësi në mënyrë indirekte në raportet e saj me Kurtin.

Në një takim me kryeministrin për Ditën e Boshnjakëve, ajo ka thënë se Kurti nuk ka informata për atë se çka po ndodhë me boshnjakët.

“Po më vjen shumë keq, por jam e bindur se ti Kryeministër nuk keni informata të mjaftueshme për atë se çka po ndodhë. Iu falënderoj për këtë takim, dhe shpresoj që do të pasojë me takime të tjera. Edhe nëse i keni disa informata janë të njëanshme”, deklaroi Duda Balje, transmeton Nacionale.

Pas kësaj reagoi kryeministri. Ai tha se nuk është në gjendje të ketë informata edhe për anëtarët e familjes.

“Unë nuk di shumë çështje që ndodhin përditë. Ajo që ndodhë përditë me anëtarët e familjes time, e lëre më me debatet në publik”, deklaroi Kurti.

Në këtë moment, RTK-ja e ndërpreu transmetimin.

Duda Balje ditë më parë ishte takuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ajo kishte thënë se ‘tash për tash nuk do të kalojë në LDK’.

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit