11.6 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Duda Balje thotë se mbrëmë u rrah një 20-vjeçar në Prizren nga një roje e sigurimit (VIDEO)

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se mbrëmë më 28 shtator është ushtruar dhunë fizike ndaj një 20-vjeçari  në një koncert që u mbajt me rastin e Ditës së Boshnjakëve në Prizren.

Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se i riu në fjalë u sulmua fizikisht nga një person i kompanisë që ishte përgjegjëse për sigurinë.

Më tej, Balje tha se arsyeja se pse u rrah i riu është “vetëm pse donte t’u bashkohej të tjerëve që po luanin në podium”.

“Ai është sulmuar fizikisht nga një person i kompanisë që ishte përgjegjëse për sigurinë. Në ditën që festuam, u shkelën të drejtat elementare që duhet të kishte çdo njeri”.

“U bëj thirrje organeve kompetente që të merren seriozisht me këtë rast dhe të ndëshkojnë autorët në mënyrë që i riu që përfundoi në spital për shkak të plagëve të marra dhe familjarët e tij të ndihen më të sigurt dhe raste të tilla të mos përsëriten më”.

“Askush nuk duhet t’i japë vetes të drejtën për diçka të tillë, si e justifikoni dhunën fizike të disa personave ndaj një të riu???”, ka thënë Balje. /Klankosova.tv

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës

Sot mbushen 582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës. Më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë, aty ku sot ndodhet memoriali i...

Abrashi: PDK-ja po dëshmon mungesë parimesh në çështjen e zgjedhjes së Presidentit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Artan Abrashi, ka reaguar ndaj qëndrimeve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) lidhur me mundësinë...

Lajmet e Fundit