2.1 C
Prizren
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Duhet t’i japim fund qeverive të korruptuara

Arber rexhaj ne konferencShkruan: Arbër Rexhaj
Fillimisht e ndiej të nevojshme të kërkoj ndjesë që, duke filluar nga sot dhe deri me 3 nëntor, do t’ju bezdisim më fushatën parazgjedhore. E di se, bazuar në përvojat nga zgjedhjet e mëparshme, shumë prej jush e keni humbur besimin në fisnikërinë e procesit zgjedhor dhe ndiheni shumë të bezdisur me përsëritjen e premtimeve boshe dhe të retorikës, që nuk thotë asgjë. Por këto zgjedhje mund të jenë të parat, në vazhdën e ndryshimit pozitiv, që mund të fillojë me 3 nëntor. Dhe ndryshimi nuk vjen nëse të gjithë nuk bëhemi pjesë e ndryshimit. Andaj është shumë e rëndësishme që, përkundër bezdisë dhe neverisë që mund ta ndieni gjatë këtyre 30 ditëve, megjithatë të bëheni pjesë e ndryshimit.

Ndihem shumë i nderuar që jam kandidati më i ri për Kryetar Komune në Prizren. Edhe pse kjo gjë është produkt i rastësisë, megjithatë ndihem shumë i privilegjuar që si kandidati më i ri do ta kërkoj besimin në qytetin më të vjetër!
Shumë kush më ka pyetur pse kam vendosur të garojë për Kryetar të Prizrenit? Është e thjeshtë: Duhet që Prizrenin ta çlirojmë nga kthetrat e Ramadan Mujës dhe të qeverisë së tij. Poashtu të mos lejojmë ardhjen e fytyrave si Ramadan Muja.

Ky synim është pika ku bashkohemi të gjithë, pa dallim subjekti apo bindjeje qytetare, por a mjafton kjo që të nxitet ndryshimi, kaq i nevojshëm për qytetin e Prizrenit? A mjafton që vetëm ta ndryshojmë një njeri me një njeri tjetër, një qeveri me një qeveri tjetër?

Jo! Duhet ta fillojmë një kapitull të ri! Një kapitull ku do të ndryshohet mendësia e vjetër me një mendësi të re. Një kapitull ku do t’i jepet rast qytetarit të thjeshtë, që të ndihet pjesë aktive dhe e respektuar e shoqërisë. Një kapitull ku qeveria do të jetë e qytetarëve, e dalë nga vullneti i qytetarëve dhe për interesat e qytetarëve.
Andaj, nuk mjafton vetëm mos ta votojmë Ramadan Mujën dhe PDK-në, por duhet të mendojmë mirë për atë që votën tonë ta vëmë në funksion të ndryshimit. Duhet ta bëjmë të vlefshme votën, në mënyrë që mos të ndërrohen vetëm titullarët e qeverisë, por të ndryshojë logjika e qeverisjes. Me 3 Nëntor duhet të mbyllet kapitulli i qeverisjes shterpe, që është e pranishme që nga viti 2000 dhe së bashku ta nisim një fillim të ri.

E di se ka shumë shqetësime për manipulime, për blerje votash e të ngjashme, por unë dua të besoj në fisnikërinë e qytetarëve tanë dhe në vullnetin e tyre për ta nxitur ndryshimin.

Unë besoj në shpirtin e madh të qytetit të Prizrenit. Besoj në qytetarinë e mençur dhe vlerësimin fisnik të këtij qyteti.
Dhe e di se me 3 Nëntor do t’ia nisim një epoke të re.

(Autori është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Prizrenit)

Më Shumë

Pesë çerdhe në Malishevë, drejtoresha e Arsimit jep lajmin për çerdhen e re në Bellanicë

Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, njëheresh kandidate për deputete nga radhët e Nismës, Arbëreshë Krasniqi ka thënë se ndjehet e lumtur për nisjen e...

‘Karvani Multi Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë’ ndalet në Prizren, Totaj thekson rëndësinë e tolerancës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e “Karvanit Multi Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë”, një projekt i mbështetur nga Fondacioni...

Lajmet e Fundit