3.9 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Durak Thaçi: Po, unë i mora paratë për PDK-në e Prizrenit nga Bislim Krasniqi

durak thaci2Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Durak Thaçi ka pranuar marrjen e parave nga ish-aksionari NTPN “Krasniqi”, Bislim Krasniqi. Ai sqaron se parat e marra nga Krasniqi i ka të faturuara.

“Kjo që ka sqaruar për opinion kryetari i Nëndegës së PDK-së në Medvec Bislim Krasniqi janë mese të vërteta dhe me plotë përgjegjësi morale e arsyetoi atë që ka thënë në sqarimin e tij”, sqaron Thaçi në Facebook.

“Në kohën për të cilën bëhet fjalë e vërteta qëndron se unë si anëtar i Kryesisë së Degës së PDK-së në Prizren,kam pranuar një donacion nga Bislim Krasniqi dhe i kam dorëzuar në degën e PDK-se në Prizren”.

“Bilsim Krasniqi edhe në atë kohë ka qenë kryetar i Nëndegës në Medvec”.

“Në kohën për të cilën flitet është e vërtet se Bislim Krasniqi ka qenë aksionar në NTPN Krasniqi dhe mjetet i kam marrë nga Bislim Krasniqi”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sulmoi fizikisht një zyrtar, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar pasi dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar. Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari i cili u arrestua më 26.04.2026...

Disa lagje në Prizren mbesin pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin transportues

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa zona të Prizrenit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes si pasojë e një defekti në...

Lajmet e Fundit