10.7 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Dy ditë manifestime për shënimin e 17 vjetorit rë Epopesë së Vërrinit

Në organizim të degës së OVL të UÇK-së në Prizren dhe Kuvendit Komunal të Prizrenit, të martën dhe të mërkurën, me aktivitete të ndryshme do të shënohet 17-të vjetori i “ Epopesë së Vërrinit”.

Ditën e martë aktivitetet do të fillojnë në ora 10:00 me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

Në ora 10:30 do të vijohet me nderimet para shtatorës së Heroit të Kosovës, Xhevat Berisha, në ‘Shatërvan’.

Në ora 11:00 do të bëhen vizita pranë lapidarit të dëshmorëve në Lez, ndërsa në ora 11:30 gjithashtu do të nderohen para lapidarit të rënët në fshatin Kushnin.

Ndërkaq, të mërkurën duke filluar nga ora 10:30 minuta do të bëhen nderime para lapidarit të dëshmorëve në fshatin Jeshkovë, ndërsa nga ora 11:30 do të vihet gurthemeli i Kullës Muze, e cila simbolizon qëndresën, heroizmin, trimërinë dhe rezistencën e familjes Shala dhe ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që është bërë në fshatin Jeshkovë.

Ftohen anëtarët e shoqatave të dala nga lufta dhe qytetarët që të marrin pjesë në shënimin e këtyre ngjarjeve të lavdishme të luftës çlirimtare në këtë zonë të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

DKRSM-ja në Suharekë fton qytetarët të kontribuojnë për pasurimin e Muzeut të Edukimit

Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë në Komunën e Suharekës ka publikuar një thirrje publike drejtuar qytetarëve, me qëllim pasurimin e Muzeut të...

QRTK në Prizren uron besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë një mesazh...

Lajmet e Fundit