Policia në Prizren, ka kapur në flagrancë dy persona, të cilët ishin duke vjedhur karburant. Zëdhënësi i PK-së, Hazir Berisha tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10 min të mëngjesit.
“Një patrullë policore gjatë patrullimit në afërsi të Qendrës Sportive “Sezai Surroi”, ka vërejtur një kamion me targa të Turqisë, i cili ishte i parkuar në parking, ndërsa afër tij një veturë të llojit ‘BMË’ me targa vendore dhe dy njerëz që silleshin afër kamionit”.
“Patrulla heshtazi i është afruar kamionit dhe në vendin e ngjarjes ka gjetur S. Cyske dhe E. Soske, të cilët kishin hapur me forcë kapakun e rezervuarit të kamionit dhe po vidhnin naftë me anë të dy zorrëve dhe dy bidonëve të plastikës gjersa shoferi turk po flinte i qetë në kabinën e kamionit”
“Policia ka kryer procedurat e duhura dhe ka sekuestruar provat materiale ndër to edhe veturën ‘BMË’, ndërkaq policia i ka intervistuar të dyshuarit dhe pas informimit të prokurorit është vendosur që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor për 48 orë”.
Berisha tha se po ashtu, pas një pune hetimore një javore, hetuesit kanë arrestuar Xh. Koçinaj, i cili dyshohet se ka kryer disa vjedhje serike. I njëjti është ndalur nën masën e arrestit policor. /PrizrenPress.com/