Dy muaj pas divorcit nga Kim Kardashian, Kanye West martohet në fshehtësi me stilisten e njohur

Kanye West është martuar me stilisten e Yeezy, Bianca Censori, dy muaj pasi u finalizua divorci i tij nga Kim Kardashian. Reperi 45-vjeçar thuhet se ka zhvilluar një ceremoni private me Biankën dhe dyshja janë parë me unaza martese.

Megjithatë, martesa sipas TMZ nuk është ende e ligjshme pasi çifti nuk ka ende një certifikatë.

Kanye thuhet se u pa duke veshur një unazë dhëndri në një dalje në fillim të kësaj jave, me burime që thonë se unaza simbolizonte angazhimin e tij ndaj partneres së tij pas ceremonisë.

Nuk dihet se prej sa kohësh ata e njohin njëri-tjetrin, por Bianca iu bashkua labelit të Kanye, Yeezy në nëntor 2020.

Muajin e kaluar, ai nderoi ‘gruan’ e tij të re duke ripublikuar këngën Censori Overload.

Në tekstin e këngëve, ai flet për beqarinë e tij para martesës, duke kënduar: “Dhe Bibla tha, nuk mund të bëj më seks derisa të martohem”.

 

 

Më Shumë

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, Prokuroria ndalon për 48 orë një person për tentim-vrasje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë lidhur me sulmin e armatosur ndaj një autobusi...

Lajmet e Fundit