6.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Dy persona në Prizren dhe 1 në Mamushë nuk respektuan masat kundër koronavirusit

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24-orëve të fundit tre persona nuk kanë respektuar masat e vendosura nga qeveria, që kanë për qëllim frenimin e përhapjes së mëtejmë të koronavirusit.

Rastet e mosrespektimit të masave, sipas raportit 24-orësh të policisë kanë ndodhur në Prizren dhe Mamushë.

Rastet e plota sipas policisë:

· Rr. Ekrem Rexha, Prizren 14.08.2020 – 17:10. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar procedurë, pasi që i njëjti nuk ka respektuar masat e marra nga Qeveria. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren14.08.2020 – 19:40. Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Mamushe 14.08.2020 – 22:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Liria përmbys 2 Korrikun, fiton tri pikë të mëdha

Liria ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në Prizren, 3:1 ndaj 2 Korrikut në kuadër të Ligës së Parë, duke përmbysur rezultatin pas golit të...

Vajza sulmohet nga babai dhe motra në Rahovec

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Rahovec, ku një vajzë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai dhe motra e saj. Me...

Lajmet e Fundit