Dy të arrestuar në Prizren, u kapën me drogë

Policia njofton se janë arrestuar dy persona në Kalanë e Prizrenit, pasi që janë zënë me substancë narkotike.

Rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, shkruan PrizrenPress.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, tek të cilët gjatë legjitimimit dhe kontrollimit tek njëri janë gjetur një sasi e substancave së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 9.78 gr. si dhe 40 tableta ekstazi, ndërsa tek tjetri janë gjetur shtatë tableta me ekstazi, 1.19 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dhe 665 € para të gatshme. Substanca narkotike është konfiskuar, ndërsa me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar 48 orë në qendrën e mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Lajmet e Fundit