24.9 C
Prizren
E premte, 20 Qershor, 2025

Ring Magazine publikon renditjen e boksierëve më të mirë: Wilder para Joshuas, nuk përfshihet Fury

Deontay Wilder ka kaluar Anthony Joshua në renditje si numri një në peshat e rënda që nuk zotëron titull botëror, sipas revistës “Ring Magazine”.

Ish-kampionët e peshave të rënda ende besohet se janë dy nga boksierët më të mirë dhe kanë humbur vetëm nga kampionët e botës si Oleksandr Usyk, Tyson Fury dhe Andy Ruiz Jr, me këtë të fundit që renditet i katërti nga mediumi.

Usyk është kampion, kështu që kapërcen renditjen, ndërsa Fury që kishte një pensionim të shkurtër së fundmi, nuk u përfshi në listë.

Wilder është përpara Joshuas me gjasë për shkak të meçit të tij të fundit, pasi ka mposhtur Robert Helenius me nokaut në fillim të këtij muaji. Amerikani ishte nokautuar brutalisht nga Tyson Fury në të dyja përballjet e tij të fundit, por shpërtheu me një fitore mahnitëse ndaj Helenius, i cili pa dyshim kishte një pretendim për një renditje të lartë me WBA.

Pas Joshuas në numrin 3 është Joe Joyce, i cili së fundmi rrëzoi numrin shtatë në renditje, Joseph Parker në “AO Arena” në Mançester për të siguruar pozicionin e tij si sfiduesi i detyrueshëm në WBO. Pas tij është kundërshtari i ardhshëm i Wilderit, Ruiz, i cili sapo mundi Luis Ortizin; renditet i gjashti.

Në numrin pesë është Dillian Whyte, me britanikun që përballet me Jermaine Franklin më vonë këtë muaj, ndërsa lista plotësohet në numrin tetë, Filip Hrgovic pas fitores së tij ndaj numrit dhjetë Zhilei Zhang dhe në vendin e nëntë që gjendet Frank Sanchez. /Telegrafi

Më Shumë

Prizreni dhe Drini i Bardhë mes klubeve të promovuara – priten nga kreu i FFK-së

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, priti sot përfaqësuesit e klubeve që siguruan ngjitjen në ligat më të larta për...

Kryeministri Kurti ua uroi diplomimin studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte folës kyç në ceremoninë e diplomimit të 450 studentëve të gjeneratës së vitit 2025...

Lajmet e Fundit