14.6 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Dy vendimet e kthyera nga MPL-ja procedohen për rishqyrtim në Kuvendin e Prizrenit

Komiteti për Politikë dhe Financa, të martën, ka proceduar për në Kuvendin e Komunës së Prizrenit rishqyrtimin e dy vendimeve që janë kthyer prapa nga Ministria e Pushtetit Lokal. Vlerësimi i ministrisë për këto akte komunale të miratuara në seancën e shkuar të KK-së ishte se ato bien në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi. Për këtë arsye, në KPF është vendosur që propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të datës 25.02.2021 për formimin e komisionit vlerësues për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër si dhe propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të po asaj date për shpalljen e ankandit publik për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër të jenë në agjendën e seancës së radhës së KK-së, që pritet të mbahet të enjten.

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se në mbledhjen e fundit të KPF-së, krahas rishqyrtimit të dy vendimeve të cekura, anëtarët e këtij komiteti kanë shqyrtuar edhe 12 pika të rendit të ditës dhe kanë rekomanduar që 11 prej tyre të shqyrtohen në seancën e KK-së më datë 8 prill 2021.

“KPF-ja rekomandoi që në rendin e ditës së mbledhjes së tretë të rregullt për vitin 2021 të Kuvendit të Komunës së Prizrenit të shtohen edhe dy pika të tjera, “Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit Nr. 001/011-33085 të datës 25 shkurt 2021 për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër” dhe “Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për ndryshimi dhe plotësimin e vendimit Nr. 001/011-33086 të datës 25.02.2021 për formimin e komisionit vlerësues për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Kryesuesi i KK-së, Sulltan Badallaj ka sqaruar se MPL-ja ka kërkuar që dy vendimet e sipërpërmendura të harmonizohen me legjislacionin në fuqi.

“Janë shtuar dy pika, që janë vendime të kthyera nga MPL-ja. Sot ne është dashtë t’i procedojmë për plotësim-ndryshim, pasi ato janë miratuar në seancën e kaluar, por na janë kthyer prapa nga ministria. Janë dy pika: Propozim vendimi për ndryshimi dhe plotësimin e vendimit Nr. 001/011-33086 të datës 25.02.2021 për formimin e komisionit vlerësues për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër dhe Propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit Nr. 001/011-33085 të datës 25 shkurt 2021 për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër”, ka thënë Badallaj.

të njëjtën kohë ka bërë të ditur se vetëm propozim kërkesa për votimin e Komisionit për përzgjedhjen e Drejtorëve të Institucioneve edukative-arsimore dhe aftësuese në Komunën e Prizrenit nuk është proceduar për në seancën e tretë të KK-së.

Vendimi i KK-së së Prizrenit për shpalljen e ankandit publik për dhënien në shfrytëzim me qira të një liste të lokaleve dhe hapësirave publike që janë pronë komunale është vlerësuar i kundërligjshëm nga MPL-ja, e cila nga autoritetet komunale ka kërkuar harmonizimin e këtij akti me dispozitat ligjore në fuqi.

“Vendimi i Kuvendit të Komunës nr.001/011-33085 për shpalljen e ankandit-tenderit publik për dhënien në shfrytëzim-qira të objekteve-lokaleve pronë komunale dhe hapësirave publike komunale, është në kundërshtim me Rregulloren (QRK) nr.09/2020, për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme, përkatësisht, nenin 9 paragrafi 1 në të cilin sqarohet se: Komuna duhet të përcaktoj çmimin fillestar për pronën e paluajtshme të Komunës, e cila jepe në shfrytëzim afatshkurtër. Në rastin konkret në vendimin e miratuar nuk është përcaktuar çmimi fillestar. Si dhe nenin 4 pika 1.1, ku sqaron se: prona e paluajtshme e komunës për dhënien në shfrytëzim të jetë pronës e komunës dhe të jetë e regjistruar në regjistrat kadastral. Lokalet të cilat ceken në vendim duhet të kenë certifikatën e pronësisë të veçantë, për secilin lokal që të jepet në shfrytëzim”, thuhet në shkresën e MPL-së.

Bazuar në këto gjetje, MPL-ja ka kërkuar nga organet komunale të Prizrenit që të ndërmarrin veprime konkrete që aktin e komunës ta harmonizojnë me dispozitat ligjore në fuqi, brenda 30 ditësh nga data e pranimit të kërkesës për rishqyrtim të aktit.

Krahas këtij vendimi, në seancën e datës 25 shkurt 2021, KK-ja e Prizrenit pati miratuar edhe vendimin për formimin e komisionit vlerësues për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër, i cili po ashtu është vlerësuar si i kundërligjshëm nga MPL-ja. Mos përfshirja e emrave të dy anëtarëve të Ekzekutivit lokal në vendimin e Kuvendit të Komunës së Prizrenit për formimin e këtij komisioni pati mjaftuar që ky akt të vlerësohet i kundërligjshëm nga niveli qendror, me ç‘rast është kërkuar edhe harmonizimi i tij me legjislacionin në fuqi.

https://www.koha.net/kosove/265592/dy-vendimet-e-kthyera-nga-mpl-ja-procedohen-per-rishqyrtim-ne-kuvendin-e-prizrenit/

Më Shumë

Koncerti i parë i Bryan Adams në Tiranë, mbi dy orë me hite dhe emocione të fuqishme

Bryan Adams një nga artistët më me ndikim dhe me disqet më të shitur të të gjitha kohërave, me llojin e tij të rok-ut...

Wendell Green, MVP i ndeshjes Bashkimi-Trepça

Ndjekësit në rrjetet sociale të Federatës së Basketbollit të Kosovës kanë votuar Wendell Green, MVP i ndeshjes Bashkimi-Trepça. Sipas FBK-së, basketbollisti i Bashkimit e mbylli...

Lajmet e Fundit