6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Dy vjet pas tragjedisë së fshatit Restelicë

RestelicaDy vjet pas tragjedisë së fshatit Restelicë, vajza që shpëtoi mrekullisht është ambientuar në familjen e gjyshërve nga nëna dhe vijon mësimin në Prizren. Më 11 shkurt të vitit 2012-të një ortek i madh dëbore, përfshiu Restelicën, ku rrënoi 16-të shtëpi, ndërsa brenda tyre kishin ngelur 11-të anëtarë, 10-të prej të cilëve vdiqën nën dëborë, ndërsa Amsera doli e gjallë , falë forcave të FSK-së, zjarrfikësve dhe shumë banorëve që iu erdhën në ndihmë banorëve të prekur nga kjo tragjedi.

Amsera Reka, e mbijetuara e vetme e tragjedisë së 11 shkurtit 2012-të, jeton me gjyshen dhe gjyshin e saj në Prizren. Duket se është e lumtur pranë të afërmve të saj, të cilët thonë se i janë përkushtuar kësaj vogëlushe, duke u kujdesur që të mos i mujgojë asgjë. Kamberit, gjyshit të Amserës i vjen shumë keq të tregojë se kush e ndihmojë këtë vajzë , pas gjithë asaj tragjedie, nga e cila veq Zoti e din se si shpëtoi.

“Shumë është përfolur se Amsera ka përfituar ndihma, por realisht përveq disa ndihmave individuale, asgjë tjetër nuk është dhënë për Amserën. Megjithatë asaj nuk i mungon asgjë. E gjithë familja jonë jemi përkushtuar për ta mbajtur dhe shkolluar këtë vajzë”, theksoi Kamber Balje- gjyshi i Amserës, transmeton RTK.

Vitin e kaluar Amsera ka jetuar në Itali, por pasi gjyshërit u kthyen në Kosovë, me vete sollën edhe vajzën, për të mos i humbur shkollimin.

“Ajo tashmë është ambientuar me familjen, Pas gjithë asaj që ndodhi, InshAllah, ata janë në parajsë e ne Zoti na dhënëtë fuqi, për të përballuar dhimbjen. Amsera është te ne, është mirë dhe shkon në shkollë, në lagjen Arbanë. Një vit Amsera ka jetuar me neve në Itali, atje ka përfunduar klasën e parë , kur u kthyem ne, e morëm edhe vajzën dhe këtu po vijon në klasën e dytë. Është adaptuar mirë si në familje ashtu edhe me shoqëri”, tha ai.

Dy vite më parë , pikërisht më 11 shkurt, fshati Restelicë i komunës së Dragashit, u godit nga një ortek dëbore, që mori jetën e 10-të personave, të gjithë nga familja Reka, duke përfshirë këtu , nënën, babain e Amserës dhe vëllanë e vogël Amarin dy vjeç. Pas asaj që ndodhi, jeta në Restelicë vazhdon.

Sipas kreut të komunës së Dragashit, Salim Jonuzi, tre famijet Reka , kanë filluar për të ndërtuar shtëpitë e tyre. “Kujdestari i Amserës e ka filluar edhe shtëpinë e vajzës,me ndihmën tonë dhe të ministrisë, këtë vit ajo do të përfundojë. Me disa ekspertë austriakë dhe mërgimtarët kemi vendosur disa shtylla në pllajën që është e rrezikuar nga orteqet, ndërsa kemi mbjellë edhe disa fidanë”, tha Jonuzaj.

Më Shumë

“Kolla e keqe”, infektologu Ramadani tregon tri fazat që kalon i infektuari

Ka arritur në 14 numri i të prekurve nga sëmundja infektive Pertussis, e njohur në popull si kolli i keq. Instituti Kombëtar i Shëndetit...

U tha se u nda me të dashurën pasi flirtoj më njërën nga vajzat në ‘’Ferma Vip’’, reagon Robert Berisha

Robert Berisha është njëri nga meshkujt shqiptar, që përmendet më së shumti për lidhjet e tij të dashurisë. Së fundmi ai ishte pjesë e Reality...

Lajmet e Fundit