4.8 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Dybala e tepron, i kërkon Juventusit pagë “faraonike”

Paolo Dybala dhe Juventusi po bisedojnë prej kohësh për rinovimin e kontratës. Sulmuesi argjentinas ka bërë një sezon mjaft të mirë dhe normalisht ka edhe oferta.

Real Madrid dhe Tottenham janë lakuar si opsione dhe bardhezinjtë duan më shumë se 100 milion euro në rast se vendosin ta shesin. Madrilenët thuhet se janë gati të ofrojnë një mes Isco e Kroos, plus para, për Dybala.

Corriere dello Sport zbulon se momentalisht bisedimet për rinovimin e kontratës janë “paralizuar” dhe kjo për shkak të kërkesës së lartë financiare.

20 milion euro në sezon kërkon Dybala nga Juventusi, një shifër shumë e lartë në kushtet kur një pjesë e mirë e klubeve kanë probleme financiare. Kjo ka zmbrapsur për momentin bardhezinjtë.

Më Shumë

Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet se keqtrajtoi një nxënës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një arsimtar në Mamushë, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar në nxënës. Rasti ka ndodhur të...

Vushtrria fiton derbin e madh ndaj Lirisë në Prizren

Në një ndeshje që mbajti stadiumin “Përparim Thaçi” në tension të vazhdueshëm, Vushtrria arriti të fitojë derbin ndaj Lirisë me rezultatin 1-0. Golin e vetëm...

Lajmet e Fundit