16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

E dashura e re e reperit Kanye West, kloni i Kim Kardashianit

Interesi më i ri i dashurisë së reperit Kanye West, Chaney Jones ishte në çdo centimetër kloni i Kim Kardashianit në plazhet e Majamit të mërkurën.

Influencuesja, praktikisht po binjakëzohej me Kimin teksa u fotografua në det me rroba banje të zeza, duke theksuar të pasmet e saj të bujshme të trupit.

Ajo gjithashtu kishte vendosur një palë syze dielli me nuancë neoni, shkruan DailyMail.

Jones i mbante flokët e saj të zeza të lagura mbrapa ndërsa doli nga uji, me të pasmet e saj të vëna në pah tërësisht falë kostumit të larjes në stilin e tangave.

Chaney i la shumë pak vend imagjinatës, ndërsa u zhyt në det dhe shijonte rrezet e diellit në motin e ngrohtë të Miamit.

Përveç trupit të saj përrallor, kostumi shfaqte shumë tatuazhe të saj, duke përfshirë një trëndafil të ngjyrosur në pjesën e ijëve të saj.

Ajo u fut në ujërat e cekëta, duke u freskuar dhe duke drejtuar duart mbi flokët e saj, ndërsa bisedonte me një shoqe të saj aty pranë.

Bukuroshja me flokë të zeza më pas u fotografua nga paparacët duke dalë nga deti i Miamit, me pikat e ujit të detit që rrëshqisnin mbi trupin e saj.

Edhe pas spërkatjes në ujë, Chaney dukej e pabesueshme me flokët e saj të lagura dhe buzët e saj rozë.

Ajo dukej e qetë dhe në humor të mirë teksa shkeli në rërë pas zhytjes së saj freskuese në det.

Chaney, një modele dhe influencuese në Instagram, thuhet se është e dashura e re e reperit Kanye West, pasi së fundmi ai i dha fund lidhjes me aktoren e “Uncut Gems”, Julia Fox.

 

Kjo nuk është hera e parë që Chaney merr një krahasim me Kim Kardashianin në mediat rozë.

Fiksimi i ri i reperit 44-vjeçar Chaney duket jashtëzakonisht e ngjashme me ish-gruan e tij.

Ajo dhe Kanye u panë duke u larguar së bashku nga prapaskenat e festës së albumit të tij, të martën.

E veshur me një lëkure të bardhë, kalimtarët e shumtë u befasuan me të parë influenceren duke menduar se ajo mund të ketë qenë Kim, 41 vjeçe.

Kim Kardashian përndryshe aktualisht ndodhet në Milano për javën e modës.

Është interesante se Chaney ishte veshur në një mënyrë të ngjashme me atë se si Kim u shfaq kur mori pjesë në eventin e albumit “Donda” të Kanyet në Atlanta, Georgia, vitin e kaluar.

Në atë event, ndërsa Kim dhe Kanye ishin ende të sjellshëm me njëri-tjetrin, Kardashian ishte veshur me një kostum të kuq me material lëkure.

Ky lajm vjen vetëm pak kohë pasi Kim iu lut një gjyqtari që ta deklaronte beqare dhe zbuloi se ajo kishte vuajtur nga ‘shqetësimi emocional’ si rezultat i mashtrimeve të Kanyet në rrjetet sociale.

Në dokumentet e reja të siguruara nga tabloidi TMZ, të depozituara një javë pasi Kanye dorëzoi dokumente që kundërshtonin kërkesën e saj për të qenë ligjërisht beqare, Kim deklaroi: “Kam shumë dëshirë të divorcohem”.

Ajo i tha një gjyqtari se kishte kërkuar që Kanye ta mbante private ndarjen e tyre ‘por ai nuk e ka bërë këtë’.

“Kanye ka dërguar shumë dezinformata në lidhje me çështjet tona private, gjë që ka krijuar shqetësim emocional”, thotë ajo në dokumentet e reja.

Në të vërtetë, drama mes Kimit dhe Kanyet është shfaqur publikisht në rrjetet sociale ditët e fundit, ku reperja ka publikuar ‘screenshot’ të mesazheve të dërguara nga ish-i dhe kjo ka shkaktuar probleme mes saj dhe të dashurit aktual të saj, Pete Davidson.

Më Shumë

Totaj priti në takim përfaqësuesit e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Dogru yol”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot përfaqësuesit e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Dogru yol”, të këtij qyteti. Kjo shoqëri mban gjallë që 73 vjet...

PDK propozon datën e zgjedhjeve të parakohshme

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së, ka folur për zgjedhjet e parakohshme. Në fjalën e tij, Tahiri ka treguar se PDK e...

Lajmet e Fundit