3.1 C
Prizren
E shtunë, 11 Janar, 2025

E pakonfirmuar: Raportohet një plan për vrasjen e Albin Kurtit dhe Xhavit Halitit

Televizioni A2 në Shqipëri ka publikuar sot një lajm, të cilën Nacionale ende nuk ka arritur ta konfirmoj. Sipas televizionit shqiptar, gjatë vitit 2021 kishte një plan për vrasjen e disa figurave kosovare, përfshirë kryeministrin Albin Kurtit.

Sipas këtij televizioni, pjesë e planit për vrasjen e figurave të ndryshme, ishte edhe Xhavit Haliti, deputet i PDK dhe njëri nga personalitetet më të njohura të kësaj partie.

“Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria. Të paktën kështu rezulton në një dokument të bërë publik këtë të hënë nga hakerat, i cili dyshohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.”, shkruan A2, transmeton Nacionale.

Tutje, sipas A2, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë, kishte pranuar informacione për atentat ndaj kryeministrit Kurti, Xhavit Halitit, dhe Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit.

“I dyshuari është Prek Kodra, shtetas shqiptar. Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa vepron në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës.”, shkruan tutje A2.

Çfarë mund të mos keni parë këtë verë te Shatërvani në Prizren?

Në shkrim theksohet se personi i dyshuar është me precedent penal, duke shtuar se ai edhe më herët është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut.

I dyshuari për atentat ndaj Kurtit, është shpallur person në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë.

“Në shtator të vitit të kaluar u pezulluar urdhri i kërkimit, ndërsa konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë.”, shkruan a2.

Nacionale është duke provuar që të kontaktojë me organet relevante dhe subjektet e këtij raportimi dhe nuk merr përgjegjësinë mbi vërtetësinë e lajmit.

Më Shumë

Latifi nderon infermieren Esmiralda Sefaj për shpëtimin e jetës së një nxënëseje

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nderuar me mirënjohje infermieren Esmiralda Sefaj për profesionalizmin dhe humanizmin e treguar gjatë ndërhyrjes për shpëtimin...

Atdhetarizmi si diskurs politik – maskë e mungesës së ideve të guximshme dhe planeve zvillimore

Enver Sulaj Mes atdhetarizmit si diskurs politik dhe akuzave të ndërsjella pozitë-opozitë, duket se po zhvillohet ajo, që mund ta quajmë fushatë e heshtur apo...

Lajmet e Fundit