9.3 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

E rëndë: Rrufeja mbyt një 34 vjeçar në Rahovec dhe plagos një tjetër

Dy persona janë goditur sot nga rrufeja në Rahovec përkatësisht në fshtain Zatriq, ku si pasojë njëri nga ta ka vdekur.

Rastin për Gazetën Insajderi e ka konifrmuar zëdhënsi i policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, i cili tha se viktima ishte turk.

“Patrullat policore së bashku me autoambulancë kanë dal në vendin e ngjarjes. Njëri nga viktimat (lindur në vitin 1988) është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren, atje mjeku kujdestar ka konstatuar vdekja e tij. Ndërsa viktima tjetër (lindur në vitin 1994) fillimisht është dërguar në QKMF në Malishevë dhe pastaj në QKUK-Prishtine”, tha ai.

Po ashtu ai ka treguar se edhe i lënduari është turk i cili është jashtë rrezikut për jetë.

“Sipas mjekut kujtestar në QKUK gjendja e viktimës në fjalë është jashtë rrezikut për jetë. Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet relevante të policisë si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, sipas të cilit është inicuar rast Hetim i Vdekjes”, tha Elezaj për Insajderin.

Më Shumë

FFK thirrje tifozëve: Bëhu zëri i historisë, sonte është momenti!

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një mesazh motivues për tifozët në prag të ndeshjes vendimtare, duke i ftuar ata të jenë pjesë...

Malisheva nis aksionin e pastrimit, prilli shpallet muaj i ambientit të pastër

Komuna e Malishevës ka nisur aksionin “Për Malishevën e pastër”, i cili do të zhvillohet gjatë gjithë muajit prill dhe do të përfshijë të...

Lajmet e Fundit