Galatasaray rikthen interesimin për Muriqin

Ende nuk dihet se në cilën skuadër do të luaj në sezonin e ardhshëm sulmuesi i Vedat Muriqi. Sulmuesi “dardan” shkëlqeu në La Liga për gjysmë sezoni sa luajti në Mallorca duke i realizuar 5 gola dhe duke i bërë 3 asistime.

Por, klubi spanjoll nuk ka vendosur ende nëse do ta blejë apo jo kartonin e prizrenasit, i cili u huazua për 6 muaj në ishull. Interesimin për Muriqin e ka rikthyer skuadra turke, Galatasaray.

Portali “Fotomac” shkruan se ish-futbollisti i Giresunspor, Gençlerbigligi, Rizespor dhe Fenerbahçe, dëshiron ta kuptojë sa më shpejtë të ardhmen e tij, respektivisht menjëherë pas angazhimeve që i ka me Përfaqësuesja e Kosovës. Kartonin e sulmuesit e posedon Lazio, e cila megjithatë nuk e ka ndërmend ta mbajë atë në ekip pasi dështoi në eksperiencën e tij prej një viti e gjysmë në kryeqytetin italian. Muriqi vlerësohej më parë 12 milionë euro, ndërsa Lazio është e gatshme ta shesë atë për 10 milionë.

Më Shumë

Trepça, kampione e Kosovës

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Bashkimin me rezultat 78:98 në finalen e katërt të “Play-off”-it, duke e mbyllur serinë...

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

Lajmet e Fundit