E therin me thikë një person në Prizren, dy të arrestuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjtën ka arrestuar dy persona pasi kanë therur me thikë një person në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren, të cilit i kanë shkaktuar lëndime të rënda.

Sipas njoftimit, viktima është duke u trajtuar në spital dhe sipas mjekëve gjendjen e ka stabile, transmeton PrizrenPress.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar të cilit i kanë shkaktuar lëndime të rënda. Viktima është duke u trajtuar në spital dhe sipas mjekëve gjendjen e ka stabile”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Me urdhër të prokurorit është bastisur një banesë ku janë gjetur dhe konfiskuar tre brisqe të cilat dyshohet se janë përdorë në rast dhe 2.12 gram heroinë.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Liria e Prizrenit konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi

Liria e Prizrenit  ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi, i cili do ta udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme. Në...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit