-3.2 C
Prizren
E hënë, 6 Shkurt, 2023

E thotë ish-kryeministri serb: Vuçiqi është kukull e Putinit

Për Zoran Zhivkoviqin, ish-kryeministër i Serbisë dhe themelues i “Millenijum”, një OJQ jopartiake e themeluar me qëllim të zhvillimit të demokracisë dhe ndikimit të qytetarëve në shoqëri, nuk ka dyshim: Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe “nënshtrimi” i tij ndaj vullnetit të Vladimir Putinit po e kthejnë vendin në kaos, të nxitur nga nacionalizmi i brendshëm.

Një situatë që, thotë ai, rrezikon të komprometon edhe hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian, edhe në kushtet e një situate shumë delikate në marrëdhëniet me Kosovën.

Zbulohen detaje tjera, nga kjo komunë është polici që u plagos mbrëmë nga …
Kjo është mosha e policit që u plagos mbrëmë në Veri

“Në Serbi, regjimi i Aleksandar Vuçiqit është në pushtet. Zgjedhjet parlamentare janë një farsë me mashtrim dhe prapambetje zgjedhore, qeveria është një grumbullim apologjetësh të Vuçiqit pa karakter e pa aftësi të nevojshme. Gjyqësori është nën kontrollin e tij, larg të qenit i pavarur, dhe kjo vlen edhe për institucionet e tjera shtetërore. Kontrolli i regjimit mbi mediat është dominues. Mediat me gënjeshtrat e tyre ndihmojnë diktatorin të gënjejë dhe rrjedhimisht të mashtrojë qytetarët. Natyrisht që ka edhe një pjesë të mirë të popullsisë që beson në të dhe përfiton nga këto gënjeshtra. Serbia nuk do të hyjë kurrë në BE në këtë mënyrë. Është Vuçiqi dhe regjimi i tij që nuk e duan, edhe pse gënjejnë çdo ditë duke thënë se Evropa është pjesë e politikës së tyre”, është shprehur mes tjerash ai në këtë intervistë.

Sipas ish-kryeministrit serb, Kosova është humbur “fatkeqësisht” në luftën e vitit 1999, luftë të cilën ai thotë se Serbia e humbi ndaj NATO-s.

“Erdhi me plumb në shpatull” – Drejtoresha e Spitalit jep detaje për policin e plagosur mbrëmë në veri

“Ajo luftë lindi për shkak të politikave të sëmura dhe të pakuptimta të ish-diktatorit serb, Sllobodan Millosheviq. Reagimi i botës ishte i ekzagjeruar, i përgjakshëm dhe katastrofal për qytetarët e Serbisë, por kjo nuk e zvogëlon fajin e regjimit të asaj kohe, prandaj Kosova”, thotë ai, “humbi në luftë dhe vetëm përmes një lufte të re realisht mund të kthehet në përbërjen fillestare të Serbisë”.

Ndër të tjera, ai thotë se “ajo luftë do të ishte një luftë e re me NATO-n dhe me siguri do ta humbnim. Prandaj duhet të kërkojmë një zgjidhje paqësore që të jetë praktike dhe të respektojë edhe interesat minimale të Serbisë dhe qytetarëve të saj”.

Zgjidhja e vetme që garanton paqen e përjetshme mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, sipas tij, është ndarja e Kosovës “në pjesën më të vogël veriore ku shumica janë serbë dhe në pjesën jugore ku më të madhe mbizotërojnë shqiptarët”.

“Natyrisht, kjo do të nënkuptonte edhe mbrojtjen absolute, të garantuar nga forcat ndërkombëtare, të serbëve dhe interesave shtetërore serbe në jug dhe të shqiptarëve dhe interesave të tyre në veri të Kosovës”, deklaroi ai.

Sipas tij, Vuçiqi me vullnet është shndërruar në “kukull” të Putinit.

“Me vullnetin dhe vendimin e tij Vuçiq e ka vendosur veten, rrjedhimisht edhe Serbinë, në rolin e një kukulle ruse. Ndikimi i Rusisë është i dukshëm në shumë aspekte dhe vendime të regjimit serb. Kjo është evidente përmes kontrollit të mediave, abuzimit të institucioneve shtetërore dhe shkeljes së të drejtave themelore të njeriut, por edhe përmes sjelljes së politikës së jashtme. Kjo është edhe me politikat e zbatuara për çështjen e Kosovës”, thotë ai, edhe pse shton se “qëndrimi i Rusisë ndaj Ukrainës është krejtësisht i kundërt me atë të Serbisë ndaj Kosovës”.

Ai thotë se Rusia i meriton sanksionet për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, ndonëse thotë se nuk duhet t’u vendosen të njëjtat.

Duke u ndalur te marshimet pro-ruse në Beograd, ish-kryeministri serb thotë se gjysma popullit serb “është e mashtruar nga propaganda dekadash për ‘vëllazërinë’ mes serbëve dhe rusëve dhe ndihmat e supozuara që Rusia i ka dhënë dhe i jep Serbisë me shekuj”.

“Nuk është asnjë provë e vërtetë për këtë. Unë gjithmonë i pyes pro-rusët pse nuk kanë asgjë ruse në shtëpi, pse nuk shkojnë në Rusi në verë apo dimër dhe pse nuk i dërgojnë fëmijët e tyre atje për të studiuar, kalojnë kohë ose marrin trajtim kur kanë nevojë. Pavarësisht gjithçkaje, ka edhe nga ata që shikojnë nga perëndimi”, deklaroi ai.

Sa i përket kërcënimeve për luftë të re mes Serbisë dhe Kosovës, dhe çështjes së dronëve në hapësirën serbe që thanë se erdhën nga Kosova, Zhivkoviqi thotë se këto janë vetëm “shfaqje opere e shkurtër” e Vuçiqit dhe përpjekje e tij që “të bind qytetarët e Serbisë se jemi të kërcënuar”.

“Është një tjetër shfaqje operetike e Vuçiqit me të cilën ai përpiqet të bindë qytetarët e Serbisë se jemi të kërcënuar, por se do të na mbrojë dhe do të na shpëtojë nga çdo e keqe. Nuk do të ketë luftë, ai e di se do të ishte një konflikt i armatosur, jo kundër shqiptarëve të Kosovës por kundër NATO-s dhe këtu humbja është e pashmangshme”, potencoi ai.

Për vendimin e serbëve për dorëheqje nga institucionet e Kosovës, Zhivkoviqi tha se edhe kjo është një dëshmi tjetër “e gënjeshtrave të Vuçiqit”.

“Kjo është një tjetër dëshmi e gënjeshtrave të Aleksandar Vuçiqit. Për dekada ai ka thënë se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por anëtarët e partisë së tij janë të pranishëm në vetë institucionet zyrtare të Kosovës. Deri dje kanë qenë ministrat dhe deputetët dhe kanë qenë edhe të pranishme në shumë poste të tjera shtetërore. Braktisja e këtyre institucioneve është një lëvizje propagandistike që duhet të vërtetojë atë që është fabula e ‘patriotizmit’ të Vuçiqit dhe pengjeve të tij. Kjo nuk do t’i sjellë asgjë të mirë Serbisë e as serbëve në Kosovë”, deklaroi ndër të tjera, ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkoviq.

Më Shumë

Mosnjohja e Kosovës nga pesëshja e BE-së, ende e pasqaruar

Kosova vazhdon të mos njihet nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, e sigurisht që mosnjohja e tyre ka ndikuar në rrugën integruese të Kosovës....

Milan, Ibrahimovic lihet jashtë listës së UEFA-s

Trajneri i Milan-it, Stefano Pioli ka publikuar emrat e përzgjedhur për rikthimin e kuqezinjëve në Champions League. Zlatan Ibrahimovic mbetet jashtë asaj liste të Milan-it....

Lajmet e Fundit