4.9 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

E vranë pasi po festonte fitoren e Shqipërisë: Spitali grek s’ia hapi portën, ishte gjallë

4 shtatori i vitit 2004 është një ditë e shënuar në historinë e futbollit shqiptar, por një datë e zezë për familjen Palushi. I biri i tyre, Gramozi u vra në Greqi, pasi po festonte fitoren e kombëtares shqiptare kundër helenëve.

Pas 16 vitesh, ka reaguar për herë të parë familja e të ndjerit. Në një prononcim të dhënë për “Abc-në e mëngjesit”, ata u shprehën:

“Atë ditë e ndjeva veten si asnjëherë tjetër. Shkova fillova punën dhe kur vjen një mik dhe tha na kanë vrarë Gramozin grekët. E kanë vrarë pas shpine, e kanë çuar të gjallë shokët tek spitali. Spitali nuk e ka hapur portën, janë mbledhur 500 emigrantë shqiptarë dhe më pas e kanë hapur. Pasi e kanë hutur brenda nuk dihet. Ka pëshpëritje që pasi i kanë futur gjak, i ka ardhur shpirti por e vërteta nuk dihet”.

Gjaku i Gramozit i mundon dita-ditës e për këtë vëlli i tij shprehet:

“E bëj thuajse në çdo ndeshje, është një ndjenjë e veçantë, pak e pabesueshme. Normalisht që jam krenar sepse të gjithë thonë që ra për flamurin, por do të doja të kisha zgjedhur ta kisha këtu sesa të ndihesha krenar”.

Më Shumë

47 konsumatorë shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit për mospagesë në rajonin e Prizrenit

Inspektoriati i KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A – Prizren, në bashkëpunim me të gjitha njësitë operuese, ka vazhduar sot aksionin për shkyçjen nga rrjeti i...

Tre persona arrestohen për degradim të mjedisit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar më 4 qershor 2025 një aksion kundër degradimit të mjedisit, në kuadër...

Lajmet e Fundit